Page 86 - Demo
P. 86


                                    Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë84Sipas census-it të vitit 2011, dendësinë më të madhe (182,1 banorë/km2) e ka rajoni perëndimor i vendit, i cili “ka tërhequr” një pjesë të madhe të popullsisë së rajoneve të tjera. Rajoni verior-verilindor ka një dendësi prej 36-54 banorë/km2, ai juglindor, 59 banorë/km2 dhe rajoni jugor, 38 banorë/km2. Zonat malore të këtyre rajoneve kanë njohur vazhdimisht largime të mëdha të popullsisë. Edhe në brendësi të rajonit perëndimor, zona Tiranë-Durrës ka një përqendrim gati 3 herë më të lartë të popullsisë, krahasuar me dendësinë mesatare të saj. Dendësia e popullsisë shkon nga 454 banorë/km2 në Tiranë, në 343 banorë/km2në Durrës.  Struktura e popullsisë Struktura e popullsisë sipas moshës. Republika e Shqipërisë është dalluar gjithnjë për peshën e madhe që zënë në popullsinë e përgjithshme të vendit grupmosha e re dhe ajo aktive për punë (shih grafikun e figurës 5). Këto grupmosha përbëjnë një potencial të rëndësishëm në zhvillimin demografik dhe ekonomiko-shoqëror të vendit. Pavarësisht vitalitetit që e karakterizon, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në popullsinë tonë vihet re një prirje drejt plakjes së saj, për shkak të uljes së grupmoshës 0-15 vjeç dhe rritjes së grupmoshës mbi 65 vjeç. Sipas të dhënave të census-it 2011, mosha mesatare e popullsisë ka pësuar rritje (nga 29 vjeç në vitin 2001, në 35,3 vjeç më 2011-ën). Ndërsa në 1 janar 2021, sipas të dhënave të INSTAT, mosha mesatare e popullsisë rezultoi 37.6 vjeç. Struktura e popullsisë sipas gjinisë. Përqindja e popullsisë së gjinisë mashkull në Shqipëri ka qenë përherë më e lartë se ajo e popullsisë së gjinisë femër.Vetëm në regjistrimin e vitit 2001 u vu re një rritje e lehtë e përqindjes së popullsisë femër (50,1%), në krahasim me atë të gjinisë tjetër (49,9%). Ky ndryshim i raportit të popullsisë ka qenë i lidhur me emigracionin e viteve ‘90 Hartat paraqesin dendësinë e popullsisë së Republikës së Shqipërisë në dy census-et e fundit (INSTAT).4Grafiku paraqet grupmoshat e popullsisë në Republikën e Shqipërisë në % (sipas CENSUS 2011). 5grupmosha 0 - 14 vjeçgrupmosha 15 - 64 vjeçgrupmosha 65+ vjeç68.3% 20.7 01108.2201198.7LEGJENDËBanorë/km230000 20000 10000 0 10000 20000 300000 481216202428323640444852566064687276808452 Meshkuj Femra (vjeç)Grafiku paraqet piramidën e popullsisë më 1 janar 2011 dhe 1 janar 2021 (INSTAT).6
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90