Page 87 - Demo
P. 87


                                    Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë851. Evidentoni numrin e popullsisë shqiptare dhe dinamikën e saj.2. Analizoni shpërndarjen e popullsisë në Shqipëri dhe faktorët që kanë ndikuar në të.3. Analizoni strukturën e popullsisë në Shqipëri.Radha juaj Mbroni një pikëpamje4. Pse është i rëndësishëm mbizotërimi i grupmoshës së re të popullsisë në numrin e përgjithshëm të popullsisë? 5. Çfarë veçorish paraqesin shpërndarja e popullsisë dhe struktura e saj në zonën ku banoni? Sillni shembuj.6. Çfarë veçorish të popullsisë (sipas gjinisë dhe grupmoshës) vihen re në piramidën e popullsisë në figurën 6?Sipas jush, cilët mund të jenë faktorët që ndikojnë?Grafiku paraqet strukturën e popullsisë në Republikën e Shqipërisë sipas vendbanimeve, për periudhën 1979-2011.7Popullsi ruralePopullsi urbane10090807060504030201001979 1989 2001 201133.566.535.564.5 57.946.553.542.1VitiPopullsia urbane/rurale (në %)(në momentin e regjistrimit, numri i meshkujve emigrantë ishte më i lartë se ai i femrave që kishin emigruar). Census-i i vitit 2011 evidentoi sërish raportin në favor të popullsisë së gjinisë mashkull (50,1% të popullsisë së përgjithshme e përbën popullsia mashkull dhe 49,9%, popullsia femër). Ndërsa në 1 janar 2021, sipas të dhënave të INSTAT, raporti rezulton pothuajse i barabartë.Struktura e popullsisë sipas vendbanimeve. Deri në regjistrimin e vitit 2001, numri i popullsisë rurale në Republikën e Shqipërisë ka qenë më i lartë se ai i popullsisë urbane, megjithëse popullsia urbane ka ardhur vazhdimisht në rritje. Në vitin 2001, popullsia e zonave urbane ishte rritur me 15%, krahasuar me atë të vitit 1989. Kjo rritje u shoqërua me një numër të madh ndërtimesh në qendrat urbane dhe me zgjerimin e sipërfaqeve të tyre. Census-i i vitit 2011 evidentoi për herë të parë në Shqipëri se popullsia urbane përbënte 53,5% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa ajo rurale, 46,5% të saj.Struktura etnike e popullsisë. Në Republikën e Shqipërisë jeton një popullsi homogjene, ku 98% të popullsisë së përgjithshme e përbën ajo shqiptare dhe vetëm 2% janë pakica kombëtare (greke, maqedonase dhe malazeze). Pjesë e popullsisë janë edhe pakicat gjuhësore arumune e rome. Struktura fetare e popullsisë. Vendi ynë dallohet për tolerancën midis besimeve fetare. Bashkësitë fetare myslimane e bektashiane të besimit islam dhe ato ortodokse e katolike të besimit të krishterë bashkëjetojnë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë i përket besimit islam. ne 2011përbënte5% ë j 8 Pamje nga bashkia Durrës
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91