Page 88 - Demo
P. 88
86PROJEKT 1 (ORA E PARË)Tema: Trashëgimia natyrore, humane dhe kulturore e Shqipërisë. Zhvillimi ekonomik i saj dhe perspektiva e integrimit evropianRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: • analizon pozitën gjeografike të Republikës së Shqipërisë, kushtet natyrore të saj dhe rolin e tyre për zhvillimin ekonomik;• evidenton site-t kryesore të trashëgimisë natyrore të vendit tonë dhe hulumton në burime të ndryshme mbi zonat e mbrojtura, pasuritë natyrore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e turizmit;• identifikon faktorët kryesorë dhe pasojat e problemeve të mjedisit në Shqipëri;• vlerëson ndikimin e veprimtarisë njerëzore në ndryshimin e peizazheve dhe parashikon rrugët e menaxhimit efektiv të tyre;• interpreton ecurinë e zhvillimit të popullsisë dhe të vendbanimeve në Shqipëri;• analizon zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe rolin e sektorëve të saj në perspektivën ekonomike të vendit;• vlerëson problemet e sotme dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, në kuadër të integrimit rajonal dhe evropian;• vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (përpjekjet personale dhe ato në grup);• tregon integritet në aksesimin dhe përdorimin etik të informacionit;• është krijues/e, shfaq ide të reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij/saj;• tregon objektivitet në kryerjen e detyrave, në diskutime dhe në debate.Burimet kryesore të informacionit:teksti mësimor i Gjeografisë 11, kllastera dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga interneti, INSTAT-i apo nga OJF të ndryshme; të dhëna zyrtare nga Ministria e Financave, pushteti vendor, si dhe nga anketimet në zonën e banimit; vëzhgime të nxënësve në terren, guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, shtypi dhe programe televizive. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh, anketa dhe vëzhgime në terren.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: teksti mësimor i Gjeografisë 11, materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), materiale të siguruara nga pushteti vendor dhe nga shtypi, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj. Çështjet që do të trajtohen gjatë punës për realizimin e projektit: • përshkrimi i larmisë së peizazheve e mjediseve natyrore të Shqipërisë dhe i faktorëve të përgjithshëm që kanë ndikuar në këtë drejtim;• analizimi i kushteve natyrore të Shqipërisë;• evidentimi dhe vlerësimi i rezervave minerare të vendit tonë dhe i shpërndarjes gjeografike të tyre; • evidentimi i site-ve kryesore të trashëgimisë natyrore të vendit tonë dhe hulumtimi mbi zonat e mbrojtura të vendit tonë, pasurinë që ofrojnë dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e turizmit;• identifikimi i faktorëve kryesorë që ndikojnë në ndotjen e mjedisit;• vlerësimi i ndikimit të veprimtarisë njerëzore në ndryshimin e mjedisit natyror dhe parashikimi i rrugëve për menaxhimin efektiv të tij;• analizimi i dinamikës së popullsisë, i shpërndarjes gjeografike të saj dhe i veçorive të vendbanimeve në Shqipëri;• analizimi i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë;• vlerësimi i potencialeve humane të Shqipërisë dhe i ndikimit të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit;• analizimi i rolit të sektorëve të ekonomisë (bujqësisë, industrisë, tregtisë, transportit, turizmit, shërbimeve dhe artizanatit) në zhvillimin e Shqipërisë; • vlerësimi i problemeve dhe i perspektivës së zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, në kuadër të integrimit rajonal dhe evropian.Përshkrim përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektit: Ndahen grupet e punës (me nga 3-4 anëtarë secili). Diskutohen detyrat dhe ndahen rolet brenda grupit.Ndahet në disa nëntematika tema e projektit dhe përcaktohen drejtimet/fushat ku do të përqendrohet më tepër secili prej grupeve. Diskutohet rreth rezultateve të të nxënit nga ky projekt. Sugjerohen e përcaktohen burimet e informacionit dhe diskutohet rreth mënyrës së menaxhimit të tyre. Përcaktohet formati i projektit dhe diskutohet rreth mënyrës së prezantimit të tij.

