Page 89 - Demo
P. 89


                                    87Migrimet e popullsisë shqiptare. 6KNDTHWGKHSDVRMDWHW\\UH 4.3 Diskutojmë rreth: lëvizjeve migratore të popullsisë shqiptare pas vitit ’90 dhe faktorëve kryesorë që kanë ndikuar në to. Migrimi i brendshëmMigrimi i popullsisë është pjesë e rëndësishme e dinamikës së popullsisë shqiptare. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në shpërndarjen gjeografike të popullsisë, në strukturën e saj, në procesin e urbanizimit dhe në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit. Migrimet e popullsisë janë shfaqur në formën e migrimit të brendshëm dhe në atë të migrimit të jashtëm. Përmasat, drejtimet dhe motivet e migrimeve kanë qenë përherë të lidhura ngushtë me faktorët politikë (luftërat, pushtimet, politikat qeveritare, stabiliteti politik etj.), ekonomikë (varfëria, papunësia, paga e ulët, mungesa e sipërfaqes bujqësore, mbyllja e aktivitetit ekonomik) dhe shoqërorë (pasiguria, gjakmarrja, kërkesa për shërbim më të mirë arsimor, shëndetësor, kulturor etj.). Në Republikën e Shqipërisë, migrimi i brendshëm ka njohur tri faza të rëndësishme. Faza e parë (1923-1945) u karakterizua nga migrimi i një pjese të madhe të popullsisë nga zonat e thella malore drejt atyre të ulëta (sidomos drejt zonës bregdetare), për shkak të prapambetjes ekonomike dhe gjendjes së vështirë të krijuar nga luftërat botërore.Faza e dytë (1945-1990) dallohet për migrimin e brendshëm, të kontrolluar dhe të drejtuar nga shteti. Lëvizjet më të mëdha të popullsisë brenda territorit të vendit janë shënuar në vitet 1950-1970, pasi gjatë kësaj periudhe forcat e punës u orientuan drejt qendrave kryesore bujqësore dhe industriale që u ndërtuan. Ky proces u shoqërua gjithashtu me ndërtimin e një numri vendbanimesh bujqësore e industriale dhe zgjerimin e atyre ekzistuese.Faza e tretë (pas vitit 1990) karakterizohet nga një zhvendosje masive, kaotike dhe jo e njëtrajtshme e popullsisë drejt zonave urbane, në kushtet e lëvizjes së lirë. Kjo fazë u shoqërua edhe me rritjen e ritmeve të urbanizimit. Përveç lëvizjes drejt qyteteve, një pjesë e popullsisë u zhvendos nga zonat malore drejt atyre kodrinore dhe fushore. Kërkesat për mundësi më të mira ekonomike dhe kushte më të favorshme për jetesë, arsimim, shërbime etj., bënë që shumë familje të migrojnë nga zonat rurale të vendit drejt atyre urbane. Lëvizje të a) Pamje nga bashkia PrrenjasDisa vendbanime që morën formën e qyteteve si rezultat i zhvillimit industrial.1b) Pamje nga bashkia Poliçan
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93