Page 90 - Demo
P. 90
Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë8850000045000040000035000030000025000020000015000010000050000019902 03426 38128 62830 84731 92634 70683 80763 98775 650115 755144 120168 963233 616251 240256 916282 650401 949441 396472 000482 627 491 4951991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2003 2002 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011142 066mëdha të popullsisë pati nga rajoni verior-verilindor, rajoni juglindor dhe ai jugor, drejt rajonit perëndimor të vendit dhe sidomos drejt zonës Tiranë-Durrës. Ardhje të popullsisë u regjistruan edhe në Lezhë, Krujë, Lushnjë, Peqin, Kurbin, Elbasan dhe Librazhd. EmigracioniFillimet e veta, emigracioni shqiptar i ka në shekullin XV. Në etapa të caktuara ai është ndikuar nga faktorë të ndryshëm ekonomikë, politikë dhe shoqërorë. Periudha e parë e emigracionit masiv është ajo midis shek. XV-XVII, ku një pjesë e popullsisë shqiptare u largua drejt zonave të jugut të Italisë, të cilat nuk kishin rënë nën sundimin osman. Kjo popullsi krijoi disa vendbanime shqiptare, një pjesë e të cilave gjenden edhe sot në Kalabri dhe Sicili. Periudha e dytë u përket viteve 1912-1923, gjatë të cilave emigrimi u nxit nga kushtet e vështira ekonomike dhe gjendja e krijuar pas Luftës së Parë Botërore, ku një pjesë e madhe e të emigruarve u larguan drejt ShBA-së.Periudha e tretë është ajo e viteve 1923-1939, gjatë së cilës emigrimi u nxit nga prapambetja e theksuar ekonomike dhe nga pasiguria politike në vend. Edhe gjatë kësaj periudhe, pjesa më e madhe e të emigruarve u larguan drejt ShBA-së. Periudha e katërt (gjatë viteve 1945-1990) u karakterizua fillimisht nga largimet e individëve që ishin kundër regjimit komunist. Me vendosjen dhe konsolidimin e regjimit komunist, dukuria e migrimit të jashtëm të popullsisë u ndalua me ligj. Kështu, emigracioni u quajt vepër penale dhe dënohej rreptësisht. Në këto kushte, ai mbeti vetëm në trajtën e arratisjeve sporadike, kryesisht drejt vendeve fqinje.Emigrimi më i madh i shqiptarëve ndodhi gjatë periudhës postkomuniste. Ai zuri fill në korrik të vitit 1990, me hyrjen e rreth 5000 vetëve në ambasadat italiane, gjermane dhe franceze të akredituara në Tiranë. Në fund të vitit 1990, rreth 20 000 qytetarë shqiptarë u larguan në drejtim të Greqisë, ku kërkuan strehim politik. Në mars të vitit 1991, qytetarë të shumtë u larguan në drejtim të Italisë me anijet e ankoruara në portin e Durrësit. Gjatë viteve në vijim, emigracioni i shqiptarëve vazhdoi të rritej. 5443322112 3 Pamje nga eksodi i shqiptarëve në vitin 1991. Grafiku paraqet numrin e shqiptarëve në Itali gjatë periudhës 1990-2011.

