Page 91 - Demo
P. 91
Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë891. Evidentoni periudhat e lëvizjeve migratore të popullsisë shqiptare dhe faktorët që kanë ndikuar në to.2. Përshkruani periudhat e emigracionit shqiptar dhe identifikoni faktorët që ndikuan në këtë dukuri sociale.3. Analizoni pasojat e emigracionit shqiptar pas vitit ’90.Radha juaj Mbroni një pikëpamje4. Çfarë ndikimi ka pasur emigracioni në dinamikën e popullsisë dhe në ekonominë e zonës ku banoni?Një valë tjetër emigracioni është ajo e marsit të vitit 1997, e cila ishte pasojë e situatës së krijuar në vend nga rënia e skemave piramidale. Si rezultat i largimit masiv të popullsisë gjatë viteve 1989-2001, jashtë vendit kanë emigruar rreth 700 000 shqiptarë. Shumica e tyre (rreth 87%) ka emigruar në Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër në Angli, Gjermani, ShBA, Kanada etj. Përqindja e lartë e emigrimit të popullsisë shqiptare drejt Greqisë dhe Italisë lidhet me një sërë shkaqesh, të cilat janë:• afërsia gjeografike me këto vende (sidomos me Greqinë, ku mundësitë për kalimin e kufirit tokësor ishin më të shumta);• kushtet që ofronin këto vende për punësim dhe për një jetesë më të mirë;• njohja e gjuhës dhe e traditave të këtyre vendeve;• bashkimet familjare të emigrantëve pas sistemimit të tyre në këto vende.Ndonëse në përmasa të vogla, emigracioni mbetet ende një dukuri e mprehtë sociale me ndikim të madh në dinamikën e popullsisë, pasi një pjesë e moshës aktive emigron për punësim kryesisht drejt Gjermanisë, Britanisë së Madhe, ShBA-së, Kanadasë etj. Pasojat e emigracionitEmigrimi masiv i shqiptarëve gjatë periudhës postkomuniste solli një sërë pasojash pozitive dhe negative, si për individët që emigruan dhe për familjet e tyre, ashtu edhe për vendin. Disa prej pasojave pozitive të emigrimit ishin:• rritja ekonomike e vendit prej dërgesave monetare të emigrantëve (remitancat); • ngritja profesionale e shtetasve shqiptarë që u punësuan në sipërmarrjet e vendeve pritëse;• zbutja e nivelit të papunësisë në vend;• rritja e imazhit pozitiv të Shqipërisë në botë;• shkëmbimi i kulturave me vendet pritëse.Ndër pasojat negative përmendim:• uljen e numrit të popullsisë në Shqipëri;• largimin e moshës së re (fertile);• largimin e një pjese të konsiderueshme të personave të kualifikuar;• humbjet njerëzore në disa tragjedi detare (tragjedia e dibranëve - 1996, tragjedia e Otrantos - 1997, tragjedia e 9 janarit - 2004) dhe përgjatë kufirit tokësor me Greqinë; • trafikimin e qenieve njerëzore;• punësimin e emigrantëve shqiptarë në frontet më të vështira dhe në punë të zezë (pa sigurime shëndetësore), për shkak të mospajisjes së tyre me leje qëndrimi (sidomos gjatë viteve të para të emigracionit).Grafiku paraqet nivelin e emigracionit dhe imigracionit në Shqipëri në periudhën 2011-2020 (INSTAT).4-80000-60000-40000-2000002000040000600002011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020Emigrantë Imigrantë Migracioni neto

