Page 92 - Demo
P. 92
904.4 6WUXNWXUDHYHQGEDQLPHYHQs6KTLSsULDiskutojmë rreth: vendbanimeve të hershme në vendin tonë, duke sjellë disa shembuj;veçorive të arkitekturës së vendbanimeve të ndryshme në Shqipëri. Veçoritë e zhvillimit të vendbanimeve shqiptare Në periudhat e largëta të prehistorisë, që nga paleoliti i mesëm e deri në fund të neolitit, vendbanimet në Shqipëri gjendeshin nëpër shpella, në tarraca lumore, pranë burimeve ujore, pranë tokave pjellore dhe nëpër pyje. Gradualisht, banesat kaluan nga ato në formë gropash të nëndheshme, në kasolle të ndërtuara mbi hunj (palafite). Në epokën e hekurit, ilirët jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Nga të dhënat arkeologjike (në Mat, në Korçë, në Kukës, në luginën e Drinosit, Elbasan, Himarë, etj.), vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe përbëheshin nga grupe banesash të grumbulluara mbi bazë familjesh të mëdha patriarkale që i përkisnin një vëllazërie. Në krahinat e brendshme dhe veriore ilire gjendeshin vendbanime të mbrojtura me ledhe, ndërsa Iliria Jugore përbëhej nga vendbanime të fortifikuara. Në fund të epokës së hekurit (shek. VII-V pr.K.), disa prej këtyre vendbanimeve morën pamjen e qendrave protourbane (paraurbane), të krijuara si rezultat i zhvillimit të zejtarisë dhe të tregtisë. Lloje të vendbanimeve të hershme shqiptarePamje nga Ura e Mesit në Shkodër (shek. XVIII ps.K) 2Të dhënat më të hershme mbi ekzistencën e qyteteve në Iliri (si Dyrrahu, Apolonia, Bylisi, Antigonea, Lisi etj.) i përkasin mesit të shek. IV pr.K. Ato kishin një sipërfaqe prej 30-40 ha dhe shtriheshin në qendër të krahinës që zotëronin, të mbrojtura prej mureve rrethuese. Gjatë mesjetës (shek. V-VII ps.K.), pjesa më e madhe e popullsisë jetonte në fshat dhe vendbanimet urbane si Skampa, Apolonia, Bylisi, Amantia etj., e humbën rëndësinë që kishin në antikitet. Në shek. XIII-XVI lulëzuan kështjellat mesjetare dhe qytetet e fortifikuara, si Berati, Vlora, Shkodra etj., ndërsa një sërë vendbanimesh që deri në atë kohë kishin qenë fshatra (si Pogradeci, Tepelena etj.), u bënë qytete. Gjatë shek. XV-XVII, shumica e vendbanimeve shtrihej në zonat kodrinore, në rrëzat dhe shpatet e maleve, si dhe përgjatë luginave lumore. Banesat fshatare ndërtoheshin me gurë e dru dhe kishin karakteristike praninë e frëngjive. Gjatë c) Pamje nga vendbanimi i Gradishtës a) Një vendbanim i neolitit b) Model i një ndërtimi palafit së Belshit (shek. IV-I pr. K.)1

