Page 93 - Demo
P. 93
Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë91shek. XVI-XIX, zhvillimi i artizanatit u shoqërua edhe me përdorimin e artit të zbukurimit të objekteve të kultit dhe të vendbanimeve. Banesat qytetare të ndërtuara gjatë kësaj periudhe ishin në formën e banesave me hajat dhe me çardak. Në vitet ‘20 dhe ‘30 të shek. XX, fizionomisë orientale të qyteteve iu shtuan ndërtime me elemente të modeleve evropiane (austriake dhe italiane) dhe përveç funksionit ekonomik e tregtar që kishin, ato morën edhe funksion administrativ e shoqëror. Kështu, në Tiranë u ndërtuan shëtitore, kinema, ndërtesa ministrore, institucione të arsimit etj. Pas vitit 1945 e në vazhdim, përveç rritjes së funksioneve administrative dhe sociale, qendrat urbane morën edhe funksione industriale. Në zonat rurale funksioni kryesor vazhdoi të ishte ai bujqësor, blegtoral dhe, në disa zona bregdetare e bregliqenore, edhe peshkimi. Pas vitit ‘90, u rrit numri i vendbanimeve urbane, ndryshoi urbanistika dhe stili i ndërtimeve (sidomos në qytetet e mëdha) dhe u vu re një zgjerim i funksioneve të tyre. Llojet e vendbanimeveNë Shqipëri, vendbanimet fshatare zënë hapësirën më të madhe. Në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale të vitit 2014, ato janë pjesë territoriale që administrohen nga bashkitë përkatëse. Fshatrat dallojnë midis tyre nga aktiviteti kryesor ekonomik që zhvillohet në to dhe nga infrastruktura. Aktiviteti kryesor ekonomik. Bazuar në lartësinë mbi nivelin e detit dhe në format mbizotëruese të relievit, fshatrat ndahen në: fushore, kodrinore dhe malore. Pjesa më e madhe e tyre janë fshatra fushore e kodrinore dhe kanë si aktivitet bazë bujqësinë e blegtorinë. Ato dallohen për sipërfaqen më të madhe të shtrirjes dhe numrin e madh të popullsisë. Këto fshatra gjenden kryesisht në Ultësirën Perëndimore, në Fushëgropën e Korçës dhe në zonat kodrinore përreth tyre. Pjesa tjetër e fshatrave kanë si aktivitet bazë ekonominë pyjore dhe janë përqendruar kryesisht në zonat malore, ku gjenden sipërfaqe pyjore. Ato kanë një përqendrim më të vogël të popullsisë. Fshatrat e zonave bregdetare dhe të atyre bregliqenore kanë si aktivitet bazë peshkimin e turizmin dhe dallohen për përqendrimin e lartë të banesave. Të tilla janë fshatrat e Rivierës shqiptare, të bregdetit të Adriatikut, të buzë-liqenit të Shkodrës, të Prespës dhe të Pogradecit. a) Pamje nga fshati Xhafzotaj b) Pamje nga fshati Lukovë c) Pamje nga fshati BogëNdërtimi i qendrës së Tiranës, viti 1937Lloje të vendbanimeve rurale34t qytetare të at dhe meytetevedheën nemNë kuadër të 3 Ndërtimi i qendrës së

