Page 94 - Demo
P. 94


                                    Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë921. Cilat janë veçoritë kryesore të vendbanimeve të hershme shqiptare?2. Si kanë evoluar vendbanimet shqiptare në shekuj?3. Analizoni tiparet e qyteteve dhe të fshatrave në hapësirën shqiptare.Radha juaj Mbroni një pikëpamje4. Hulumtoni dhe diskutoni me bashkëmoshatarët rreth historikut të vendbanimit tuaj dhe veçorive urbanistike të tij. Infrastruktura. Një pjesë e fshatrave, sidomos ato të zonave fushore e të fushëgropave, të atyre bregdetare dhe të zonave që ndodhen më pranë qendrave urbane e rrugëve automobilistike, kanë një infrastrukturë të mirë dhe kanë përthithur investime më të mëdha se të tjerat. Ato dallohen prej fshatrave të zonave malore, jo vetëm për rindërtimin dhe cilësinë e banesave, por edhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, praninë e ujit të pijshëm dhe zhvillimin e sektorit të shërbimeve. Qytetet janë vendbanimet më të rëndësishme në Shqipëri. Ato dallojnë ndërmjet tyre nga funksionet që kanë dhe aktivitetet që zhvillohen në to. Mbi bazën e funksioneve, qytetet ndahen në: shumëfunksionale (ku bëjnë pjesë kryeqyteti dhe qendrat e qarqeve që kryejnë aktivitet administrativ, tregtar, industrial, kulturor, arsimor, shëndetësor etj.), industriale, tregtare dhe turistike. Emërtimi i tyre bazohet në aktivitetin kryesor që kanë, pavarësisht se përveç tij, në to kryhen edhe funksione të tjera të rëndësishme. Disa nga qytetet që kanë një origjinë të hershme mbartin dhe ndërthurin dukshëm në fizionominë e tyre elementet e epokave historike nëpër të cilat kanë kaluar; p.sh., në qytetin e Durrësit, elementet antike ndërthuren me ato mesjetare, me elemente të periudhës së socializmit dhe me ato moderne e shumëkatëshe të pas ‘90-ës. Në qytetin e Beratit e në atë të Gjirokastrës, kështjellat mesjetare dhe komplekset e lagjeve muzeale bashkëjetojnë si me ndërtesat e stilit të periudhës së socializmit, ashtu edhe me ato të pas ‘90-ës. Këto qytete janë shpallur Qytet-muze dhe janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore. Lloje të vendbanimeve urbane 5a) Pamje nga bashkia Berat b) Pamje nga bashkia Korçë c) Pamje nga qendra e Tiranës Aktualisht, në qytetet e mëdha të Republikës së Shqipërisë një vëmendje e madhe po i kushtohet hartimit të planeve afatgjata të zhvillimit të tyre urbanistik (Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Shkodër etj.). Në zonën Tiranë-Durrës, rritja e numrit të popullsisë, ndërtimet e shumta dhe përqendrimi i investimeve në to, përbëjnë premisat kryesore për krijimin e një qendre të madhe urbane me karakteristikat e metropoleve ndërkombëtare. 
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98