Page 95 - Demo
P. 95


                                    933RWHQFLDOHWH]KYLOOLPLWHNRQRPLNWs6KTLSsULVsGKHYHoRULWsHWLM 4.5 Diskutojmë rreth: zhvillimit ekonomik të Shqipërisë gjatë periudhave të ndryshme;potencialeve natyrore e humane të Shqipërisë dhe ndikimit të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.  Potencialet natyrore Pozita gjeografike e Shqipërisë dhe pasuritë natyrore të saj janë dy faktorë të rëndësishëm që mbështesin zhvillimin e një ekonomie shumëdegëshe dhe të qëndrueshme. Kështu, pozita gjeografike ndikon në krijimin e kushteve natyrore, të përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë bujqësore, energjetikës, turizmit, shërbimeve, industrisë, transportit, tregtisë etj. Larmia e relievit dhe e klimës, kohëzgjatja e ditëve me diell, vlerat e temperaturave, regjimi dhe sasia e reshjeve, drejtimi dhe shpejtësia e erës, hidrografia e pasur dhe tokat pjellore mundësojnë: kultivimin e një numri të madh kulturash bujqësore, si perime, fruta, drithëra, bimë industriale, ullinj, agrume, foragjere etj.; mbarështimin e gjedhit, të bagëtisë së imët, shpendëve, derrit etj.; si dhe zhvillimin e peshkimit e të bletarisë. Sasia dhe shpërndarja vjetore e reshjeve dhe hidrografia e pasur krijojnë potenciale të mëdha hidroenergjetike. Nga ana tjetër, vera e zgjatur, vija e gjatë e panoramike e bregdetit dhe ajo bregliqenore, biodiversiteti, peizazhet malore, trashësia e borës etj., mundësojnë zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit, i cili ndikon edhe në përmirësimin e sektorit të shërbimeve.1 Pamje nga hidrocentrali i Fierzës, ndërtuar mbi lumin DrinNdërkohë, nëntoka e pasur mundëson zhvillimin e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të mineraleve, si dhe eksportin e tyre. Mozaiku i formave të relievit përcakton profilin e zhvillimit ekonomik, ku sipërfaqet fushore mundësojnë zhvillimin e ekonomisë bujqësore, transportit dhe të shumë degëve të industrisë. Ndërkohë, relievi kodrinoro-malor krijon kushte të përshtatshme si për zhvillimin e ekonomisë bujqësore, ashtu edhe për zhvillimin e turizmit, industrisë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve etj. Rrjeti hidrografik i pasur mundëson gjithashtu zhvillimin e transportit dhe lidhjen midis zonave të ndryshme të vendit. 23Pamje nga bashkia Sarandë (një ndër zonat turistike të rëndësishme të vendit)Pamje nga Rruga e Kombitndustrisëtyre.miteeur midis 3 P j R K bit
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99