Page 96 - Demo
P. 96
Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë94 Potencialet humaneKrahas potencialeve natyrore, Shqipëria dallohet edhe për potencialet e mëdha humane si: traditat, përqindja e lartë që zë grupmosha e punës, niveli i lartë i kualifikimit dhe i arsimimit, përvojat që kanë sjellë emigrantët shqiptarë nga vendet perëndimore, shkollimi i një pjese të brezit të ri në universitetet evropiane, amerikano-veriore etj. Traditat. Në shekuj, popullsia shqiptare ka krijuar dhe trashëguar përvoja shumë të mira në disa degë të ekonomisë, si bujqësia, blegtoria, peshkimi, bletaria, artizanati, nxjerrja e mineraleve etj., duke i kthyer ato në degë të traditës. Grupmosha e punës dhe kualifikimi. Përqindja e lartë që zë gupmosha e punës në numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe përpjekjet e vazhdueshme të saj për t’iu përshtatur kërkesave të ekonomisë së tregut, përbëjnë një bazë të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të vendit.Përvojat e emigrantëve shqiptarë nga vendet perëndimore. Një faktor i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit janë edhe përvojat që kanë sjellë emigrantët shqiptarë nga vendet më të zhvilluara evropiane, si dhe investimet e tyre në sektorë të ndryshëm, si: ndërtimtari, shërbime e turizëm. Shkollimi i të rinjve në universitetet perëndimore. Ndjekja e studimeve dhe diplomimi i të rinjve në universitetet e vendeve të ndryshme, si dhe kthimi në atdhe i një pjese të tyre kontribuojnë në rritjen e nivelit të kualifikimit dhe të modernizimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Roli i faktorëve historiko-shoqërorë në zhvillimin ekonomik të vendit Krahas potencialeve natyrore dhe humane të cilat mbështetin zhvillimin ekonomik, vendi ynë është ndikuar në etapa të ndryshme nga një sërë faktorësh historikoshoqërorë, të cilët shpeshherë nuk kanë qenë në favor të progresit të tij. Ndër to, faktorët që kanë penguar ose ngadalësuar ritmet e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë janë luftërat dhe pushtimet e ndryshme, copëtimi i trevave shqiptare, emigrimet masive të popullsisë dhe zbatimi i politikave të gabuara ekonomike. Kështu, pushtimet e trevave shqiptare nga perandoritë romake, bizantine dhe osmane bënë që ekonomia e tyre, për shekuj me radhë të ishte shtojcë e ekonomive të perandorive pushtuese. Më vonë, dy luftërat botërore jo vetëm që frenuan zhvillimin e vendit, por sollën rrënimin ekonomik të tij. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në vitin ‘90, ekonomia e vendit u orientua drejt modeleve të vendeve lindore. Zbatimi i ekonomisë së centralizuar dhe i politikës së “mbështetjes në forcat e veta” solli pas vitit ‘80 degradimin ekonomik të Shqipërisë, i cili u shoqërua me ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore në vitin ‘90 . Që nga ‘90-ta e në vazhdim, ekonomia e vendit tonë hyri në rrugën e ekonomisë së tregut, duke u përballur me sfidat e tranzicionit, të privatizimit, të emigracionit masiv të masive të popullsisë dhepushtimet e trosmane bshtojcluftpoLm‘90hyrisfidat eMjedis auditori në universitet4Pamje nga ish-azotiku (Fier), vepër industriale e viteve ‘60 dhe e mbyllur pas vitit ‘90 5

