Page 97 - Demo
P. 97
Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë95shqiptarëve, të strukturimit të degëve të ekonomisë dhe të ndërtimit të strategjive për një zhvillim të qëndrueshëm. Veçoritë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore Deri në vitin 1945, ekonomia e Shqipërisë ishte e prapambetur dhe e varur nga të ardhurat që siguroheshin prej bujqësisë e blegtorisë, rendimentet e të cilave ishin të ulëta. Sipërfaqja bujqësore nuk shfrytëzohej e gjitha, pasi tokat ishin të ndara në ngastra, nuk bëhej plehërimi dhe kullimi i tyre, si dhe mungonte mekanizimi i punëve. Industria e kësaj periudhe përfaqësohej me zeje të ndryshme, të cilat ishin më të përhapura në Tiranë, Shkodër, Korçë, Berat, Gjirokastër, Krujë etj.; me zonat e nxjerrjes së naftës, gazit e bitumit (në Kuçovë dhe Selenicë) dhe me përpunimin e disa produkteve bujqësore e blegtorale. Krahas tyre zhvillohej edhe tregtia, por me kapacitete të ulëta dhe e përqendruar kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare të vendit. Veçoritë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë gjatë viteve 1945-1990Gjatë periudhës 1945-1991, ekonomia e vendit u mbështet në hartimin e planeve 5-vjeçare dhe u orientua drejt modeleve ekonomike të vendeve lindore. Të gjitha mjetet e prodhimit u shtetëzuan dhe u vendosën nën kontrollin e shtetit, bujqësia u kolektivizua plotësisht, si dhe u ndalua rreptësisht çdo sipërmarrje private. Në bazë të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë së asaj kohe, ndihma nga jashtë dhe investimet e huaja ndaloheshin me ligj dhe ekonomia e vendit mbështetej vetëm në forcat e brendshme.Gjatë kësaj periudhe, përparësi më të madhe iu dha industrisë, sidomos asaj të rëndë, çka bëri që ekonomia bujqësore të kalonte në plan të dytë. Në kuadër të kësaj politike u ngritën degë të ndryshme të industrisë (industria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve, industria kimike, mekanike, ajo e lehtë dhe ushqimore, farmaceutike etj.) dhe u ndërtuan shumë objekte industriale (kombinate, uzina, fabrika, miniera etj.). Pavarësisht prioritetit që mori sektori industrial, ekonomia bujqësore mbante peshën kryesore të ekonomisë, pasi ishte sektori që punësonte pjesën më të madhe të popullsisë dhe që siguronte të ardhurat më të mëdha në buxhetin e shtetit. Bujqësia siguronte prodhimin e drithërave të bukës në vend, 6 Pamje nga fusha e Myzeqesë, zona me e rëndësishme 7 Pamje nga ish-Kombinati i Tekstileve, Tiranëbujqësore në vend

