Page 98 - Demo
P. 98
Nëntematika IV: Popullsia dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë961. Evidentoni potencialet natyrore të Republikës së Shqipërisë, që favorizojnë zhvillimin ekonomik të saj.2. Si ndikojnë potencialet humane në zhvillimin ekonomik të vendit?3. Analizoni se në çfarë raporti janë kushtet natyrore dhe faktorët historiko-shoqërorë në zhvillimin ekonomik të vendit. 4. Përshkruani veçoritë kryesore të ekonomisë së Shqipërisë: a) deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore;b) gjatë viteve 1945-1990;c) gjatë periudhës postkomuniste.Radha juaj Mbroni një pikëpamje5. Hulumtoni dhe përgatitni një detyrë tematike mbi faktorët natyrorë e humanë që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbi perspektivën e tij në integrimin evropian.kultivonte bimët industriale, perimet, frutikulturën etj. Zhvillimi i saj u nxit nga ndërtimi i infrastrukturës bujqësore (sistemet e kullimit dhe të ujitjes), mekanizimi i bujqësisë dhe nga rritja e sipërfaqes së punueshme (përmes tharjes së kënetave dhe ndërtimit të tarracave në zonat kodrinore). Pesha e turizmit dhe e shërbimeve gjatë kësaj periudhe ishte më e vogël, krahasuar me rëndësinë që duhet të kishin në kuadër të ekonomisë së përgjithshme. Veçoritë e zhvillimit ekonomik në periudhën postkomunistePas vitit 1991 e në vazhdim, Shqipëria u fut në rrugën e zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe të vendosjes e zgjerimit të marrëdhënieve politike, ekonomike e shoqërore me vendet perëndimore, duke synuar edhe integrimin në Bashkimin Evropian. Në vitin 1991, pas përmbysjes së regjimit komunist, qeveria e re ndërmori një sërë reformash. Si rezultat i teknologjisë së prapambetur dhe cilësisë së ulët të prodhimit, u mbyllën të gjitha objektet industriale, çka solli rritjen e papunësisë në vend. Papunësia në sektorin industrial e bujqësor ishte një prej faktorëve kryesorë të emigracionit masiv të shqiptarëve gjatë periudhës postkomuniste. Në vitin 1992 filloi privatizimi i pronës shtetërore, i tokës bujqësore, i bazës blegtorale dhe i të gjitha aseteve të fermave kolektive. Në sektorin bujqësor, raporti midis kërkesës dhe ofertës solli kufizimin e sipërfaqeve të shumë kulturave bujqësore dhe bimëve industriale (si drithërat, pambuku, duhani, panxhari i sheqerit) dhe rritjen e sipërfaqeve të bimëve foragjere. 8Pamje nga HEC-i i Banjës (Gramsh), vepër energjitike e përfunduar në vitin 2016 9 Investime në sektorin e tregtisë dhe të shërbimeve në Shqipëri pas ‘90-ësNë vitet '80, rënia e prodhimit të përgjithshëm si pasojë e teknologjisë së vjetruar, ulja e ndjeshme e eksportit, mungesa e theksuar e mallrave të konsumit, dhënia prioritet industrisë së rëndë mbi kapacitetet reale dhe në disbalancë me sektorët e tjerë ekonomikë, e mbi të gjitha ndalimi me ligj i sipërmarrjes së lirë, sollën uljen e ndjeshme të ritmeve të zhvillimit ekonomik dhe, për rrjedhojë, degradimin e ekonomisë së vendit.

