Page 99 - Demo
P. 99
974.6 (NRQRPLDH5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsBujqësia, gjuetia dhe pyjetIndustriaIndustria nxjerrëseIndustria përpunueseNdërtimTregëti, hotele dhe restoranteTransport dhe komunikacionShërbime të tjera9,3 % 26,2 %9,8 ",1 % 14,6 %8,4 %0,9 Diskutojmë rreth: sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare;rreth problemeve që ndeshen sot në ekonomi dhe mundësive për zgjidhjen e tyre; perspektivës së zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në kuadër të integrimit rajonal dhe evropian. Sektori i parë i ekonomisëEkonomia bujqësore është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë (shih grafikun e figurës 1). Peshën kryesore në ekonominë bujqësore e zë bujqësia, e cila është e përqendruar kryesisht në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, në Fushëgropën e Korçës dhe në atë të Delvinës. Bujqësia është e zhvilluar gjithashtu përgjatë tarracave lumore dhe në shpatet e kodrave. Kulturat që zënë sipërfaqet më të mëdha bujqësore janë: drithërat, perimet, frutat, vreshtat dhe foragjeret.Drithërat (gruri, misri, thekra) kultivohen në të gjitha zonat fushore të vendit (dallohet Ultësira Perëndimore). Perimet kultivohen në të gjithë hapësirën fushore dhe kodrinore të vendit, ndër të cilat, Fushëgropa e Korçës dhe zona verilindore e Shqipërisë dallohen sidomos për kultivimin e patates, fasules dhe qepës; ullinjtë kultivohen kryesisht në zonat kodrinore të Ultësirës Perëndimore (në Berat, Vlorë, Mallakastër, Kërrabë etj.) dhe në ato të bregdetit jonian (në Rivierën shqiptare, Sarandë, Delvinë). Frutat kultivohen në të gjithë hapësirën e Shqipërisë, ku për mollët dallohet Fushëgropa e Korçës, për kumbullat, gështenjat dhe arrat dallohen Puka, Tropoja e Dibra; për qershitë, Berati dhe Përmeti; për fiqtë, Berati dhe Vlora; për dardhat dallohet Dibra etj.). Për kultivimin e vreshtave dallohen Ultësira Perëndimore, zonat kodrinore të Mallakastrës, Përmeti, Leskoviku etj. Foragjeret mbillen në të gjithë territorin e vendit. Blegtoria zë vendin e dytë në ekonominë bujqësore dhe favorizohet nga relievi kodrinoro-malor i Shqipërisë dhe ngaPesha që zë (në %) secila prej degëve të ekonomisë në produktin e brendshëm bruto.Aspekte nga disa degë të ekonomisë bujqësore në Shqipëri Leskoe v Para vitit ’90, sipërfaqe të mëdha të kulturave të mbjella zinin edhe bimët industriale (luledielli, duhani, panxharsheqeri, pambuku), por privatizimi i tokës dhe mbyllja e objekteve shtetërore të përpunimit çuan në humbjen e interesit të fermerëve për kultivimin e tyre dhe në kufizimin e ndjeshëm të sipërfaqes.

