Page 10 - Demo
P. 10
TË LEXUARITTEKSTET PËRSHKRUESEKarakteristikat strukturore të tekstit përshkruesBrenda strukturës së këtij teksti dallohen dy elemente: identifikimi dhe përshkrimi i objektit, i vendit apo i mjedisit që do të përshkruhet.Teksti përshkrues organizohet sipas strukturës hyrjezhvillim-mbyllje. Titulli i tij dhe hyrja shërbejnë për të identifikuar atë që do të përshkruhet, kurse zhvillimi i tij organizohet në paragrafë, në të cilët përshkruhen me hollësi pjesët, cilësitë dhe karakteristikat më të rëndësishme të asaj që përshkruhet.Rendi i përshkrimit lidhet me mënyrën se si grupohen dhe paraqiten hollësitë. Mund të përshkruhet së brendshmi dhe pastaj së jashtmi, nga lart-poshtë, nga e përgjithshmja tek e veçanta, e kështu me radhë.Karakteristikat gjuhësore dhe stilistike të tekstit përshkruesKy lloj teksti është i pasur me mbiemra dhe fjalë përshkruese.Përdoren ndajfolje, parafjalë, si dhe fraza që tregojnë pozicionin në hapësirë të asaj që përshkruhet.Foljet janë përgjithësisht në kohën e tashme dhe në të pakryerën. Përdoret edhe pjesëza aktualizuese “po”: po lexoj, po bëja.Tekstet përshkruese objektive karakterizohen nga gjuha formale dhe, herë pas here, kanë fjalë teknike dhe terma. Tekstet përshkruese subjektive dallohen nga gjuha e figurshme, e pasur me metafora, krahasime dhe epitete, që e bëjnë përshkrimin të gjallë dhe të prekshëm nga lexuesit. Teknikat e përshkrimit të një mjedisi, të një vendi, të një objekti Teknikat e përshkrimit lidhen me këndin prej nga vëzhgohet e përshkruhet objekti, vendi, mjedisi etj. Ato ndryshojnë në varësi të asaj që përshkruhet, të qëndrimit objektiv apo subjektiv gjatë përshkrimit, si dhe të lexuesit të tekstit. Teksti përshkrues është një nga llojet e teksteve. Ai mund të përkufizohet si produkt i përshkrimit me fjalë të objektit, vendit, mjedisit apo personit që dikush vrojton. Qëllimi i teksteve përshkruese është paraqitja me hollësi e tipareve që vrojtohen. Hollësitë e shumta e bëjnë më të gjallë dhe më të prekshëm përshkrimin. Përshkrimi mund të jetë objektiv, kur synohet të përshkruhen me vërtetësi dhe përmes faktesh vende, mjedise apo dukuri. Përshkrimi është subjektiv, kur ndikohet nga ndjenjat, interesat ose qëllimet vetjake të tekstshkruesit. 8

