Page 100 - Demo
P. 100
TË LEXUARITShkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes.Hulumtues të ndryshëm kanë botuar hipoteza të reja rreth prejardhjes së shqipes dhe të shqiptarëve. Qëllimi ynë është mbledhja e disa dëshmive të shkencave të ndryshme, të cilat flasin njëzëri për një prejardhje të vjetër të shqipes, duke provuar që paraardhësit e shqiptarëve të sotëm flitnin shqip qysh në kohën e takimit të tyre të parë me legjionet pushtuese romake, bile edhe më herët, duke huazuar me dhjetëra fjalë nga greqishtja e vjetër. Do të tregojmë me të dhëna konkrete që përroin e lashtë të shqipes mund ta ndjekim, kundrejt rrymës, gati deri në burimin e tij të lashtë indoevropian. Dhe shumica e këtyre dëshmive nuk janë zbulime të reja, bile ato njihen prej kohësh, por ato janë botuar andej-këndej, në studime dhe artikuj të ndryshëm, si qirinj të vegjël të shpërndarë në errësirën e natës, dhe gjer më sot asnjëri s’e ka marrë mundimin t’i mblidhte për të parë ndriçimin e tyre të bashkuar.Dëshmitë e tilla më të lashta i gjejmë së pari në mitologji, në besimet dhe bestytnitë e popullit, në disa zakone të lashta, të cilat mbijetojnë edhe sot në disa krahina malësore. Por dëshmi të tilla nuk mungojnë as nga fusha e gjuhësisë, me qenë se fjalësi i shqipes ruan edhe sot disa kujtime nga takimi i stërgjyshërve të lashtë të shqiptarëve me banorët e parë të trevave ballkanase. Kështu, bie fjala, shqipja e sotme ka ruajtur disa fjalë të tilla nga koha e ardhjes së ilirëve në Ballkan: fjala shqipe karpë “shkrep” e ka gurrën në baskishten (karb-he “gur, shkrep”) dhe është përjetësuar në emrin e vargmalit të Karpateve. Po aq e lashtë na duket edhe fjala shqipe shegë, e cila ka një prejardhje të përbashkët me fjalën greke me të njëjtin kuptim, dhe me fjalën e iranishtes seb “mollë”, fjalë e përdorur edhe sot në disa gjuhë të vogla në krahinat e Kaukazit në formën soyun “shegë”. Ndofta një fjalë tjetër me Lashtësia e shqipesANALIZË TEKSTI ARGUMENTUES98

