Page 101 - Demo
P. 101
një lashtësi aq të madhe do të jetë edhe fjala shqipe hekur, me prejardhje semite, ndofta sumeriane, sepse arkeologjia ka vërtetuar që një nga rrugët e mbërritjes së këtij metali nga Lindja e Mesme në Evropë kaloi nëpër truallin shqiptar të sotëm. Ruajtja e kësaj fjale në shqipen e sotme provon që stërgjyshërit e shqiptarëve e kanë marrë fjalën bashkë me metalin e ri nga tregtarët e Lindjes para pushtimit romak të trevave të tyre, gjë e cila shpjegon edhe mosmarrjen e fjalës latine ferrum gjatë pushtimit të gjatë romak. Në këtë buqetë fjalësh të lashta duhet vënë edhe emri i malit të shenjtë të shqiptarëve, siç e quan i pavdekshmi Naim Frashëri Tomorrin në breg të Osumit. Emri shpjegohet me fjalë rrënjë indoevropiane *tom- “i errët, i zi” + *or- “mal”, d.m.th “Mal i Zi”. Mali ishte në kohët e lashta një vend kultik. Emri Tomorr nuk ka pësuar asnjë ndryshim fonetik gjatë shekujve. Nuk e kanë ndërruar as grekët e vjetër, as dyndja e parë sllave, as fiset ilire të vendosura në luginën e Osumit, as pushtuesit romakë. Kjo gjë provon rëndësinë e malit si qendër kultike. Këto dëshmi na tregojnë që stërgjyshërit e shqiptarëve kanë përvetësuar mjaft nga toponimia dhe nga besimet e gjetura në atdheun e tyre të ri, duke i ruajtur edhe mbas kthimit të tyre në fenë e krishterë si pjesë organike të jetës së tyre. Ky qëndrim vihet re edhe në fushën e huazimeve latine. Midis këtyre shembulli më i rëndësishëm na duket që të jetë emri i ditës së shtatë të javës. Duke nënvizuar faktin që të gjitha gjuhët neolatine kanë marrë emrin latin të kësaj dite si e kanë përdorur të krishterët e parë, në format e tij përkatëse: domenica (italisht), dimanche (frëngjisht), domingo (spanjisht), duminidi (rumanisht) etj., kurse shqipja e ka marrë emrin e ditës nga kalendari romak pagan: dita e diel (dies Solis- latinisht), një dëshmi e padiskutueshme e faktit që shqiptarët i kanë huazuar fjalët e para nga latinishtja para lindjes së Krishtit, para përhapjes së fesë së re në Gadishullin Ballkanik. Ju kemi mbledhur vetëm një grusht dëshmish nga fusha e shkencave të ndryshme për t`i bindur hulumtuesit në vendet e ndryshme, të cilët kanë ndër mend që të farkëtojnë ndonjë hipotezë të re mbi prejardhjen dhe lindjen e shqipes që asnjë përpjekje e tyre nuk do të shpëtohet nga dështimi i pashmangshëm në qoftë se para formulimit dhe botimit të saj ata nuk do të vënë re këta qirinj dhe në dritën e tyre të vërtetën e padiskutueshme: shqipja është një gjuhë e lashtë në Ballkan, një nga çuditë e pakuptueshme të botës. Si, në ç’mënyrë, me çfarë mjetesh u ka bërë ballë me sukses ajo ndikimit asgjësues të greqishtes (të helenizmit), të latinishtes (të romanizimit) dhe të sllavishtes së vjetër? Shpjegimi dhe shkoqitja e kësaj enigme, me gjithë që kërkon shumë durim mundime, na premton patjetër përfundime më të vlefshme, përfundime që janë njëkohësisht ndihmesa të reja për të rindërtuar rrugën e humbur në mjegullat e kohëve parahistorike, rrugën e përshkruar nga shqiptarët që nga djepi i tyre deri në paraqitjen e tyre në dritën verbuese të skenës së historisë. Përfitoj nga rasti i volitshëm për t`ju ftuar të gjithë që të vazhdojmë bashkë shkoqitjen e kësaj enigme fantastike.Ligjëratë e Istvan Schütz, e mbajtur në Seminarin XX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare99

