Page 102 - Demo
P. 102


                                    1 Pasi të lexoni tekstin, mbështetur në të dhënat e tij, shkruani:Dy dëshmi nga mitologjiaDy dëshmi nga fusha e gjuhësisëCili është burimi i dëshmive të sjella nga autori?2 Gjeni: tezën e këtij shkrimi;argumentet në mbështjetje të tezës.3 Në paragrafin e fundit, autori: përdor vetën e parë shumës; vetën e parë njëjës; shprehet në mënyrë subjektive; kritikon kundërshtarët e tezës; paraqet tezën si konkluzion logjik dhe të pamohueshëm.4 Nënvizoni fjalitë në të cilat autori bëhet subjektiv. Përzgjidhni tri prej tyre dhe kthejini në objektive.5 Shpjegoni kuptimin leksikor të fjalive, mbështetur në kontekstin e përdorimit në fjalitë përkatëse. Burimin e tij të lashtë indoevropian. Banorët e parë të trevave ballkanase.6 Studioni me kujdes gjuhën e këtij shkrimi. Gjeni kohën e foljeve që mbizotëron, llojin e fjalive, regjistrin gjuhësor të përdorur. Jepni edhe detaje të tjera gjuhësore të cilat ju bien në sy gjatë shqyrtimit të tekstit. Organizoni në mënyrë grafike përfundimet tuaja.7 Ndërtoni një tekst argumentues për një praktikë gjyqësore, duke marrë rolin e avokatit dhe të gjykatësit. Përdorni folje të tipit argumentues, si: mendoj, gjykoj, kundërshtoj, mbështes, vlerësoj, pranoj; fjalë lidhëse, si: në qoftë se, atëherë, pra, domethënë, por, mirëpo, kështu që; ndajfolje, si: sigurisht, patjetër, në të vërtetë, në fakt, me/pa të drejtë... etj. USHTRIME100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106