Page 103 - Demo
P. 103
TË FOLURITStrategjitë dhe teknikat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të përmirësoni aftësitë tuaja në lidhje me të folurin në publik.1. Zgjidhni një temë të cilën e njihni mirë dhe për të cilën mund të thoni shumë fakte, të reja, këndvështrime etj.2. Përpiquni të shmangni emocionet dhe nervozizmin, që në fakt janë gjendje normale kur del para një publiku. Të gjithë njerëzit ndiejnë disa reagime fiziologjike, si: rrahje zemre, dridhje zëri, dridhje duarsh etj., kur flasin para të tjerëve për çështje të caktuara. Mënyra më e mirë për ta kapërcyer këtë gjendje, është që të përgatiteni sa më shumë. Pasi ta keni përgatitur materialin, praktikohuni sa më shumë. Filmojeni veten dhe shikojeni videon me sy kritik. Përmirësohuni duke e korrigjuar veten, si dhe duke kërkuar ndihmën e një miku, i cili mund t’ju bëjë vërejtje.3. Merrni informacion për të njohur audiencën të cilës i drejtoheni. Para se të filloni të flisni, mendoni se mesazhi është menduar për të tjerët. Mësoni sa më shumë në lidhje me dëgjuesit tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të përcaktoni zgjedhjen e ideve, të fjalorit, modelin e organizimit të ideve dhe deklaratat motivuese.4. Organizojini materialet në mënyrë që të arrini qëllimin tuaj. Shkruani temën, qëllimin e përgjithshëm, qëllimin e veçantë, idetë qendrore dhe pikat kryesore. Përpiquni të rrëmbeni vëmendjen e publikut në 30 sekondat e para.TË FOLURIT NË PUBLIK Për të folur mirë në publik, ju duhet të dëgjoni, të vëzhgoni dhe të organizoni mendimet tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë, duhet një përgatitje e veçantë, që ka në thelb gjetjen dhe përdorimin e strategjive, si dhe të teknikave të përshtatshme për të folur para të tjerëve (të folurit në publik).101

