Page 104 - Demo
P. 104
5. Kërkoni vlerësim nga audienca dhe përshtatuni me nevojat e saj.Përqendrohuni tek audienca, merrni vlerësimet dhe reagimet e saj herë pas here për të përshtatur mesazhin me fleksibilitet. Nëse fjala juaj vijon pa pushim, pa ju përshtatur audiencës, do ta humbni vëmendjen e saj.6. Përdorni humorin, në mënyrë që dëgjuesit t’ju ndjekin me interes. Një anekdotë apo një histori me humor gjatë prezantimit tuaj, me siguri që e mban të përqendruar audiencën, krijon një shkëputje të shkurtër dhe rikthen vëmendjen e saj te ju. 7. Mos lexoni nëse arrini ta kujtoni fjalën tuaj. Duke ruajtur kontaktin me sy me dëgjuesit, ju fitoni vëmendjen e tyre dhe përcillni qetësisht mesazhet tuaja. Një përmbledhje e shkurtër mund të shërbejë për të shkundur kujtesën dhe për të mbajtur rrjedhën e të folurit tuaj.8. Përdorni zërin dhe duart në mënyrë të efektshme. Komunikimi joverbal mbart shumicën e mesazhit dhe tërheq vëmendjen, pasi idetë e folësit shpalosen në mënyrë më të qartë dhe të pashkëputura.9. Bëni kujdes që si hyrja, edhe mbyllja e fjalës suaj të jenë dinamike. Mund ta filloni diskutimin tuaj me shprehjen “Sot do të flas me ju në lidhje me X....”. Ose, në vend të kësaj, mund të përdorni një statistikë befasuese, një anekdotë interesante apo një citat. Për të përfunduar fjalimin, nevojitet një përmbledhje ose një deklaratë e fortë që audiencës t’i mbetet në mendje.10. Përdorni mjete audio-vizuale, pasi ato ndihmojnë në rritjen e cilësisë së të folurit. Gjithnjë duhet bërë kujdes që të mos teprohet dhe të përdoren me masë. Ato shërbejnë për të sqaruar dhe ilustruar përmbajtjen e ligjëratës suaj, dhe jo për të shkaktuar çorientim tek audienca nga mbingarkesa me imazhe, skica, grafikë, fotografi etj.Ndryshime mes të folurit në publik dhe bashkëbisedimitTë folurit në publik BashkëbisedimiKërkon parapërgatitje. Është spontan.Shfaqen emocione të forta. Ruhet qetësia.Kërkon përdorimin e një regjistri formal të gjuhës, në përshtatje me temën.Realizohet në regjistrin e zakonshëm të të folurit.Përdoret në mënyrë më të kontrolluar gjuha verbale dhe ajo joverbale.Përdoret dendur gjuha joverbale.Kërkon përdorimin e shënimeve paraprake. Artikulohet në kohën kur flitet.Përdoren teknologji për ilustrim. Nuk përdoren teknologji gjatë kohës që bashkëbisedohet.Kërkon marrjen e roleve të ndryshme, si lider, dëgjues, monitorues etj.Personat që bashkëbisedojnë janë në pozita të barabarta me njëri-tjetrin.Duhet që personi i cili flet në publik, të kujdeset për paraqitjen e tij të jashtme.Personat që bashkëbisedojnë kanë paraqitjen e zakonshme.Kërkon përdorimin e gjuhës standarde. Flitet thjesht dhe përdoren të folmet dialektore.102

