Page 106 - Demo
P. 106


                                    MORFOLOGJISipas funksionit sintaksor, lidhëzat ndahen në dy grupe:lidhëza bashkërenditëse, të cilat shprehin marrëdhënie barazie dhe shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë fjalie ose dy pjesë të një fjalie të përbërë me bashkërenditje.lidhëza nënrenditëse, të cilat shprehin marrëdhënie varësie dhe shërbejnë për të lidhur dy pjesë të një fjalie të përbërë me nënrenditje, fjalinë e varur me fjalinë drejtuese të saj.KLASIFIKIMI I LIDHËZAVE Lexoni tekstin, nёnvizoni lidhёzat dhe tregoni llojin e tyre.Ne luanim pingpong përjashta, fare pranё bregut tё detit deri afёr mesnatёs, sepse kishte dritё tё mjaftueshme, megjithёse netёt e bardha kishin kaluar. Lojёrat e fundit, domethёnё pas orёs njёmbёdhjetё e gjysmё, i bёnin ata qё i kishin sytё mё tё fortё, kurse ne tё tjerёt rrinim mbёshtetur nё parmakёt e drunjtё, vёshtronim lojёn dhe korrigjonim ata qё ngatёrronin pikёt. Pas orёs dymbёdhjetё, kur tё gjithё iknin dhe mbi tryezёn e pingpongut ngeleshin vetёm raketat, qё i gjenim shpesh nё mёngjes tё lagura nga shiu i natёs, unё nuk dija ku tё shkoja, sepse nuk mё flihej. Vija njё copё herё rrotull rreth kopshteve tё shtёpisё sё pushimit, qё kishte qenё mё parё çiflig i njё baroni letonez, shkoja gjer te shatёrvani me delfinё, pastaj kthehesha te shtёpia suedeze dhe, mё nё fund, dilja nё breg tё Baltikut, por natёn bёnte shumё ftohtё dhe ishte e pamundur tё rrije atje pёr njё kohё tё gjatё.Kjo pёrsёritej pothuajse çdo mbrёmje. Nё ditёt kur nuk binte shi, orёt e mёngjesit dhe tё pasdites kalonin shpejt me banjё dhe diell, por netёt ishin tё mёrzitshme, dhe shumica e atyre qё pushonin, ishin tё shkuar nё moshё. Ata, pothuaj tё gjithё, kishin tituj dhe emra tё shquar, po megjithatё netёt ishin monotone dhe unё isha i vetmi i huaj aty.Kur afronte perёndimi i diellit, ne dilnim me fotoaparatet tona nё breg dhe rregullonim fokuset, qё ta fotografonim atё nё çastin qё perёndonte. Deti çdo mbrёmje merrte ngjyra tё ndryshme dhe ne mundoheshim tё rradhitnim nё filmat tanё tё gjitha muzgjet, ashtu siç vinin njëri pas tjetrit. Shpesh qёllonte qё nё objektivin e aparatit futej ndonjё çift qё shёtiste tutje nё breg dhe qё, kur e lanim filmin dilte si ndonjё njollё e vogёl, e humbur dhe pa asnjё rёndёsi nё gjithё atё hapёsirё. Pastaj, pasdarke, mblidheshim rrotull tryezёs sё pingpongut dhe unё, duke ndjekur me sy topin e bardhё, qё kalonte nga njёra gjysmё e tryezёs nё tjetrёn, e ndjeja dhe vetё se si dalёngadalё gjithё qёnia ime vihej padashur nё njё lloj sinkronizimi me lёvizjet e topit tё vogёl. Mundohesha t’i shmangesha kёsaj hipnoze, por ishte pothuajse e pamundur dhe vetёm herё pas here, nё çaste tё shkurtra rebelimi, pёrpiqesha tё shkёputesha nga kjo robёri e topit prej plastike, nё kёrcimet e shkurtra tё tё cilit, nё pёrmasat dhe nё tingullin qё ai lёshonte kur prekte drurin e tryezёs, mё dukej se kishte diçka idjoteske. Pra, nё ato çaste tё shkurtra pёrmendjeje ktheja befas kokёn nga bregu dhe, sa herё qё e bёja kёtё lёvizje prej somnambuli, kisha njё farё shprese se atje nё breg do tё shikoja mё nё fund diçka tё ndryshme nga ajo qё kisha parё mbrёmjen qё shkoi. Por bregu i detit ishte i pamёshirshёm nё muzg. Ai nuk jepte asgjё tjetёr, veç pamjes sё pёrsёritur ndoshta qysh nga krijimi i botёs.I. KadareLidhëzat bëjnë pjesë në klasën e fjalëve të pandryshueshme, që lidhin dy gjymtyrë fjalie ose dy pjesë të një fjalie të përbërë.Mbani mend104
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110