Page 107 - Demo
P. 107


                                     Tabela e klasifikimit të lidhëzave bashkërenditëseLloji Lidhëzat Shembujlidhëza bashkërenditëseshtuese (këpujore)e, dhe, edhe, as, si edhe, edhe… edhe, as… as, jo…vetëm…por, si…ashtu edhe, jo vetëm që …por as, le që…por edhe etj. Ecte nga e shpinin këmbët dhe nuk mund të mendonte asgjë tani.lidhëza bashkërenditëseveçueseose, apo, a, ose…ose, o…o, ja…ja, qoftë…qoftë, herë…herëNë dukje ngjan se ditari dhe letra ekzistojnëpër të ruajtur intimitetin midis nesh dhevetvetes, apo midis dy personave që ishkruajnë njëri-tjetrit.lidhëza bashkërenditësekundërshtorepo, por, kurse, mirëpo,veç, veçse, vetëm se, megjithatë, megjithëkëtë, ndërsa, teksa, porsaShiu kishte pushuar me kohë, por në rrugë akoma nuk kishte shumë lëvizje.lidhëza bashkërenditësepërmbyllëseandaj, ndaj, prandaj, pa Më erdhi rëndë ta shihja në sy, prandaj ula kokën dhe po përpiqesha të gjeja fjalët e duhura për këtë situatë. Tabela e klasifikimit të lidhëzave nënrenditëseLloji Lidhëzat Shembujlidhëza nënrenditëseftilluesese, që, në, nëse Megjithëse rasti i Diogjenit është rasti më i njohur dhe më i popullarizuar në historinë e filozofisë, dihet seedhe mendimtarë të tjerë kanë vepruar në mënyra të ngjashme.lidhëza nënrenditësevendoreku nga, tek, kudo, ngado, gjer ku etj.Njeriu, në çdo moshë, kudo që të ndodhet, e ruan me dashuri kujtimin e mësuesit të parë.lidhëza nënrenditësekohorekur, që kur, derisa, ndërsa, para se, pasi, sapo etj.Ata u larguan atëherë kur njeriu dhe varka u humbën nga sytë.lidhëza nënrenditëseshkakore se, sepse, meqenëse, meqë, ngaqë etj.Djemtë vështronin lojën e peshqve me grepat, ngaqë uji ishte shumë i kthjellët.lidhëza nënrenditëseqëllimoreqë, me qëllim që, në mënyrë që etj.Stërviteshin shumë, me qëllim që të fitonin ndeshjen.lidhëza nënrenditësekrahasore-mënyroresi, siç, sa, sikur, ashtu si etj.Kurrë nuk e kam ndier veten kaq pranë teje sa sot.lidhëza nënrenditëserrjedhimorekështu që, që, sa, saqë, aq sa etj.Era ndërronte drejtim papritur, kështu që bëhej edhe më e bezdisshme.lidhëza nënrenditësekushtorenë, në se, në qoftë se, në rast se, po, po qe se, me kusht që etj.Në qoftë se frutat e shportës do të ishin të freskëta, do t’i haja.lidhëza nënrenditëselejore megjithëse, ndonëse, sido që, sado që, edhe pse, edhe në, edhe sikur etj.Sado që e përmbante veten, nuk gjente qetësi dhe lëvizte me hapa të shpejtë rreth tavolinës.lidhëza nënrenditësekundërvënësenëse, në qoftë se, ndërsa, në vend qëNë vend që të fliste i pari dhe të kërkonte falje, ai u bashkua me të tjerët dhe heshti.105
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111