Page 108 - Demo
P. 108
Lokucionet lidhëzoreSipas mënyrës së fjalëformimit, lidhëzat mund të jenë: fjalë të thjeshta, të përngjitura dhe lokucione.Lokucionet lidhëzore janë më të shumta dhe ndërtimi i tyre është më i larmishëm se i lidhëzave jo të parme. Në çdo lokucion lidhëzor gjendet zakonisht një lidhëz ose një fjalë lidhëse. Në përbërjen e lokucioneve marrin pjesë shumë emra dhe forma foljore, të cilat përdoren në një formë të pandryshueshme. Lokucionet lidhëzore përbëhen prej dy a më shumë fjalësh, të cilat kanë një kuptim të vetëm dhe kryejnë funksionin e një lidhëze: në qoftë se, me qëllim që, edhe pse, jo vetëm që... por edhe etj. Kemi edhe lokucione të ndara në dy pjesë si: jo vetëm (që)… por (edhe), si….ashtu edhe etj.Në shumicën e rasteve, lidhëzat që marrin pjesë në formimin e lokucioneve janë: se, dhe, që, më rrallë edhe ku, kur, në, po etj. Këto lidhëza mund të bashkohen: me një emër me parafjalë: me kusht që, nga frika se, në rast se, në vend që etj.;me një formë foljore së cilës mund t’i prijë një lidhëz tjetër: po të jetë se, duke qenë se etj.;me një ndajfolje: ashtu që, kështu që, ngado që, kurdoherë që etj.;me një lidhëz tjetër: sapo që, si edhe, posa që etj.;me një pjesëz: deri kur, qysh se, gjer ku etj.;me përemrat sa dhe çdo si fjalë lidhëse: sa kohë, çdo herë etj., të cilët përdoren të zgjeruar edhe me lidhëzën që: sa kohë që, çdo herë që etj.Një lloj të veçantë të lokucioneve lidhëzore, përbëjnë lidhëzat dyshe. Këto lokucione mund të përbëhen:prej së njëjtës lidhëz që përsëritet: qoftë…. qoftë, si….si etj;prej dy lidhëzash të ndryshme, që janë lokucioni këpujor: si…ashtu (e)dhe, por edhelokucionet veçuese: a…apo, në…apo;prej lidhëzash e pjesëzash: jo që….po, jo vetëm që…por edhe, le që…por edhe.Lidhëzat dhe parafjalëtLidhëzat kanë ngjashmëri me parafjalët, duke qenë se të dyja janë pjesë të pandryshueshme të ligjëratës dhe fjalë shërbyese lidhëse. Por midis tyre ka dallime të qarta gramatikore. Parafjalët lidhin dy pjesë të ndryshme ligjërate (folje dhe emër, mbiemër dhe emër), ndërsa lidhëzat zakonisht lidhin fjalë që i takojnë së njëjtës pjesë të ligjëratës: o shi, o diell, shkon e vjen.Parafjalët shprehin marrëdhënie sintaksore varësie midis pjesës kryesore dhe asaj të varur, ndërsa lidhëzat lidhin zakonisht fjalë homogjene nga pikëpamja sintaksore. Parafjalët kërkojnë pranë një emër në një rasë të caktuar, përemër a numëror, ndërsa lidhëzat nuk ndikohen nga rasa e njësive që lidhin. Parafjalë: Ai erdhi tek unë papritur, mbase në një kohë të papërshtatshme. Lidhëz: Dhe njerëzit, tek e ndiqnin me sy, tundnin kokat dhe thoshin se ndoshta u pëlqejnë këto gjëra këtyre të rinjve sot.106

