Page 11 - Demo
P. 11


                                    Përshkrimi i një objektiTeksti duhet të përfshijë sa më shumë hollësi, në mënyrë që të krijohet ideja sikur objekti ndodhet përpara syve të lexuesit. Objekti përshkruhet përmes perceptimit shqisor.Të parët: drita, format, ngjyrat, lëvizja, lënda, përmasat, pozicioni. Të dëgjuarit: zhurmat, tingujt, zërat, vargjet, timbri. Të nuhaturit: aromat, erërat, parfumet. Të shijuarit: ëmbëlsia, athtësia, hidhësia. Të prekurit: lloji i lëndës, temperatura, butësia, qëndrueshmëria, sipërfaqja, pesha.Përshkrimi i një vendiTeksti duhet të paraqesë cilësitë dhe karakteristikat më tipike të vendit.Tekstet që përshkruajnë vende përfshijnë përshkrime të hollësishme rreth emrit dhe pozicionit gjeografik të vendit që përshkruhet; rreth klimës, bimësisë dhe natyrës së atij vendi; rreth njerëzve të atij vendi dhe mënyrës së tyre të jetesës etj. Përshkrimi i një mjedisiTeksti mund të japë informacion për tërësinë e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet njeriu, një qenie tjetër, një dukuri etj. Përshkrimi është i hollësishëm dhe paraqet veçori të hapësirës dhe të sendeve përqark. Mund të përshkruhen edhe kushtet shoqërore në të cilat veprojnë e jetojnë një grup njerëzish. SERBIMALI I ZISHQIPËRIMAQEDONILeposaviqTrepçaZubin PotokIstokPejëDeçanGjakovëDragashShtërpçeRahovecPrizrenSuharekë FerizajKaçanikVitiGjilanShtimëLipjanKamenicëNovobërdëBrezovicëPRISHTINËFushë-KosovëObiliqGllogocMalishevëSkënderajKlinëDrini i BardhëVardarDrini i BardhëIbërIbërZveçanMitrovicë PodujevëVushtrriMirushaKlinaIbërDrenicaLepencLiqeni i BatllavësSitnicaSitnicaDrini iBardhëKryeqytetimbi 100000 banorëmbi 50000 banorëmbi 20000 banorëqytete të tjera kryesoreqytete të tjeraLEGJENDË9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15