Page 110 - Demo
P. 110


                                    5 Tregoni ç’pjesë ligjerate janë fjalët e nënvizuara në fjalitë e mëposhtme.Dhe ai, dielli, duke u ngadalësuar pak buzë tokës, me nxitim u ngrit lart në qiell dhe shkëlqeu para syve të vëllezërve, kur arritën gjer tek lugina. Këto copa dialogu më zhurmonin në vesh tek shihja Zanën të veshur si aktore me gërshetin e saj të gjatë.Se mos e dija unë në do të ishte ky takim me detin, që do të ndryshonte jetën time, apo do të më ndryshonte mua.Nuk e dija se ç’ishte dhe uroja të ishte vetëm ndonjë letër e vjetër, pa rëndësi.Besoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjesht për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie.6 Formoni fjali në të cilat fjala:ku të përdoret si lidhëz dhe si ndajfolje;nga të përdoret si parafjalë, si lidhëz dhe si ndajfolje;në të përdoret si parafjalë dhe si lidhëz;tek të përdoret si parafjalë dhe si lidhëz;veç të përdoret si ndajfolje, si parafjalë dhe si lidhëz;që të përdoret si përemër lidhor, si lidhëz dhe si pjesëz.7 Bëni një ese argumentuese në të cilën të përdorni sa më shumë lidhëza dhe lokucione lidhëzore.108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114