Page 111 - Demo
P. 111


                                    TË DËGJUARIT1 Lexoni/dëgjoni: Fjalimi i pranimit të Ismail Kadaresë në Akademinë Franceze.Fjalimi i pranimit të Ismail Kadaresë në Akademinë Franceze gjatë seancës solemne në “Coupole„ të Institutit të FrancësKur pak më parë zoti kryetar i Akademisë, duke  folur për Gadishullin Ballkanik, shfaqi mendimin e tij se nga ky rajon i botës nuk presim vetëm tmerre dhe prapësira, por edhe shenja të tjera, unë, si i ardhur këtu, pikërisht nga kjo lagje e vështirë e botës, i mora ato fjalë si një mesazh fisnik, drejtuar popujve të kësaj zone. Sot ka shumë egërsi në Gadishullin Ballkanik, ka shumë ankth e sidomos ka shumë marrëzi. Por siç ndodh  shpesh, kur pikërisht midis shtjellës së keqe shfaqet  drita, të jeni të sigurt se atje diçka e mirë e pret ditën e vet për t’u shfaqur. E ndër shenjat e mira që më sigurojnë për këtë vizion shprese, është dashuria për Evropën.Është paradoksale të konstatohet se sa më fort  ballkanasit bëjnë marrëzira, domethënë sa më shumë largohen nga Evropa, aq më shumë ata flasin me nostalgji për Evropën, madje disa prej tyre kujtojnë se edhe krimet që bëjnë i bëjnë për të mbrojtur Evropën. Pavarësisht nga kjo, Evropa mbetet përherë një referencë e paluajtshme në mendimet e tyre, një shpresë, për të mos thënë një ëndërr.Dhe unë mendoj se kjo, sado paradoksale duket, është një shenjë e mirë. Një ëndërr është përherë paraprojekti i një kredoje, i një synimi.DËGJOJMË DHE ANALIZOJMË NJË FJALIM109
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115