Page 113 - Demo
P. 113
2 Pas dëgjimit të fjalimit të mësipërm, shpjegoni kuptimin e shprehjeve:“…kur pikërisht midis shtjellës së keqe shfaqet drita”;“…diçka e mirë e pret ditën e vet për t’u shfaqur”; “…Evropa mbetet përherë një referencë e paluajtshme në mendimet e tyre”; “…shqiptarët, populli të cilit unë i përkas, e kanë humbur dy herë Evropën: herën e parë në shekullin XV, si gjithë popujt e tjerë ballkanas, herën e dytë pas luftës së Dytë Botërore, kur ranë nën sundimin komunist”; “…nuk mund ta dini se ç’është ankthi i popujve që jetojnë në periferi të kontinentit evropian”;“…dashurisë së tyre të vështirë e shpesh të shprehur keq, ju i përgjigjeni jo me përbuzje, por me mirëkuptim”.3 Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Sipas Kadaresë cilat janë shenjat e mira që vijnë nga Gadishulli Ballkanik për Evropën?Çfarë mesazhi përcjell Kadare kur thotë: “Evropa mbetet përherë një referencë e paluajtshme në mendimet e tyre, një shpresë, për të mos thënë një ëndërr”?Pse thotë Kadare se ajo që duhet të ishte dashuri përfundon në keqkuptim tragjik?Si e shpjegoni thënien e Kadaresë: ”Evropa vazhdon të përfytyrohet si grua. Një grua e bukur, inteligjente, disi e paarritshme. Dhe, siç ndodh shpesh me gra tilla, ato nxitin tek adhuruesit ndjenja kundërthënëse: dëshirën për ta dashuruar natyrisht, por në pamundësi të saj, dëshirën për ta përdhunuar”.A mendoni se nëpërmjet fjalëve të mëposhtme Ismail Kadare ka thënë atë që vërtet ndiejnë dhe thonë për Evropën ballkanasit? Argumentoni përgjigjen tuaj.”Ju nuk mund ta dini se ç’është ankthi i popujve që jetojnë në periferi të kontinentit evropian dhe që në çdo tërmet të historisë mund të shkëputen prej saj. Të mbante të ankoruar vendin e vet pas trupit të kontinentit mëmë, kjo ka qenë aspirata kryesore, misioni kryesor i kulturës shqiptare, një përfaqësues të së cilës ju e pranoni sot në këtë “Coupole”, simbolizon më rrokshëm se çdo gjë atë që unë e quajta me parë thelbi i Evropës.”4 Nëse do ta kishit të ftuar në klasën tuaj Ismail Kadarenë, cilat do të ishin pyetjet që do t’i bënit pas dëgjimit të këtij fjalimi.111

