Page 114 - Demo
P. 114


                                    DREJTSHKRIMPËRDORIMI I SHENJAVE TË PIKËSIMIT: TRI PIKAT, KLLAPAT, THONJËZATTri pikat ose shumëpikëshi (...)Tri pikat tregojnë që thënia, për arsye të ndryshme, ndërpritet e nuk jepet e plotë. Ndërprerja mund të bëhet në fjali dhe në fjalë të veçanta në rastet kur i lihet lexuesit ta marrë me mend se çfarë ka dashur të thotë tjetri, kur ndërhyn diçka, kur folësi ndërron mendje ose nuk e gjen dot fjalën e përshtatshme, kur ngurron ta shfaqë deri në fund mendimin etj. Raste të përdorimit të tri pikaveTri pikat përdoren:Në vend të një fjale a të një thënieje që s’duam ta përmendim: Ai ktheu kokën që larg dhe thirri: - Me këto veprimet e tua unë... - plaku tha dy fjalë të rënda që nuk i kapi veshi i tjetrit.Në shkurtimet e fjalëve ose të datave që nuk duam t’i japim të plota ose që s’na kujtohen: Ai vinte nga rrethi S... Ishte fillimi i vitit 201...Për të shprehur mungesën ose vonesën e përgjigjes në dialog:- Ti Artan qenke?- ...- Eja, afrohu.Në një ligjërim pa vijimësi logjike: Gjëra që ngjasin... Mirë boll... Sidoqoftë, dihet... Por unë kështu them... Paçka... Për të shprehur pushime të gjata në një të folur me ritëm të ngadaltë: Iu shfaqën papritur kodrina të ulëta. Të gjelbëruara... Të mbjella pa ndonjë... Pas një numërimi që nuk jepet deri në fund: Po marrim me vete Artanin një, Elisën dy, ty tre...Në citime ku fjalia nuk jepet e plotë në fillim, në mes a në fund të saj: “...nga një vit nëtjetrin, shkolla jonë ka pasur rritje të rezultateve në provimet e Maturës Shtetërore”.Para një fjale me ngarkesë emocionale (ironi etj.) për të shprehur ndërprerjen e ligjërimit para saj, me qëllim që të vihet më shumë në dukje: Kaloi kjo furtunë/Një ditë e pat..../Vërtet s’bëmë punë,/Por bëmë... debat! Shembuj të përdorimit të tri pikave në letërsinë artistike“Kurrë s’do ta dini… për cilin bien… kambanat”“Vejusha Dagllas më mbajti si… birin e vet.”“Kush ka frikë nga… Virxhinia Vulf?”“Ah, dashuria ime është si një trëndafile… e kuqe… e trembur”.“Më thirr… Ishmael”.112
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118