Page 115 - Demo
P. 115


                                    THONJËZAT (« » “ ”)Thonjëzattregojnë që fjalët e përfshira në to nuk janë të një natyre me pjesën tjetër të tekstit ose që fjalët brenda tyre nuk janë përdorur me kuptimin e tyre të zakonshëm. Raste të përdorimit të thonjëzaveThonjëzat përdoren:Për të veçuar fjalët e një tjetri në ligjëratën e drejtë, d.m.th., për të dalluar fjalët që riprodhohen, nga fjalët e autorit: Gjysmë ore më parë dikush vraponte nëpër bulevard duke thirrur si i marrë: “Qendra ra! Qendra ra!”.Për të veçuar citatin: Drejtori i shkollës vuri në dukje rëndësinë e aktivitetit dhe kërkoi që nxënësit sportistë “të stërviten rregullisht për të garantuar përsëri vendin e parë”.Për të veçuar emrat e përveçëm a grupet e fjalëve që emërtojnë:- libra, gazeta, revista, filma, vepra muzikore: Në dorë mbante revistën “Mësuesi”.- rrugë, bulevarde, sheshe, shkolla, stadiume, lagje, hotele, kinema, teatro: Ne banojmë në rrugën “Bardhyl”.- medalje, tituj shkencorë etj.: Dje u shpërndanë medaljet “Naim Frashëri”. Nuk vihen në thonjëza dhe shkruhen gjithashtu me shkronjë të madhe emrat shesh, rrugë, lagje etj., kur ata janë pjesë e emërtimit të përveçëm përkatës: Rruga e Dibrës, Hoteli i Gjuetarëve etj.: Kaluam nga Rruga e Dibrës.Kujdes!Për të veçuar fjalë që janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, me ngarkesë emocionale (shprehëse), apo me kuptim të veçantë: Ju e keni të qartë se çfarë duhet kuptuar me fjalët “fol, fol, se flet mirë”.Për të veçuar thirrje, porosi, lëvizje, nisma etj.: Edhe ne jemi përfshirë në nismën “Shkolla, qendër komunitare”.113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119