Page 116 - Demo
P. 116
Kllapat Kllapatshënojnë një pushim të shkurtër, si presja, dhe shërbejnë për të dalluar, për të shquar dhe për të veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërkallur. Kllapat janë dy llojesh: të rrumbullakëta dhe katrore. Të parat kanë përdorim më të shpeshtë, kurse kllapat katrore përdoren në raste të veçanta, kryesisht në tekste shkencore.Kllapat e rrumbullakëta ( ) vihen në rastet e mëposhtme.Përdoren për të mbyllur fjalë e fjali të ndërkallura, që dalin më pak të lidhura me pjesën tjetër të fjalisë: Në ato çaste, asnjëri nuk po e merrte fjalën pas atyre që dëgjuan nga Miri (ai i kishte lënë pa gojë), për atë çfarë i kishte ndodhur.Përdoren për të veçuar treguesit skenikë në veprat teatrale: Jonuzi - (Thërret.) Mira!Mira - (Nga brenda) Urdhëro, baba! (Hyn.)Përdoren për të mbyllur fjalët që zbërthejnë një emërtim të shkurtuar, për pseudonimet dhe për nëntitujt: urdhri i MAS-it (Ministria e Arsimit dhe Sportit); Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni); Dasmë pa nuse (Komedi).Përdoren për të mbyllur referimin e një citati dhe datën e lindjes dhe të vdekjes së një autori: “Në prag të vitit të ri shkollor u nis për në Manastir, për të marrë pjesë në Kongres.” (Kraja, M. “Mati Logoreci”, Tiranë, 2001, f. 78); Naim Frashëri (1846-1900). Përdoren për të mbyllur edhe një pikëpyetje ose pikëçuditje, ose dhe të dyja së bashku, kur përdoren për të shprehur mosbesimin, falsitetin, rezervën për vërtetësinë e asaj që është thënë më përpara: Ç’të shihte? Një rrëmujë e vërtetë në gjithë apartamentin, sikur të ishte bërë kontroll nga policia (?!).Kllapat katrore [ ] vihen në rastet e mëposhtme.Përdoren për të mbyllur fjalë të shtuara nga botuesi, për ta bërë më të qartë përmbajtjen:Si rezultat [i vendimeve] të Kongresit [të Berlinit] disa pjesë të Shqipërisë iu dorëzuan duarve robëruese të armiqve tanë... Përdoren për të mbyllur emrin e një vendi (qyteti etj.) që njihet e përdoret sot, i shtuar nga botuesi krahas emrit të vjetër që përdoret në dokument: Skënderbeu i kaloi ditët e fundit të jetës së tij në Lissus [Lezhë], aty ku sot ngrihet memoriali.Përdoren për të mbyllur tri pikat, për të treguar që botuesi ka hequr fjalë nga dokumenti:Bordi zgjodhi një komision [...] për të përzgjedhur punimet që do të paraqiteshin në konferencë.114

