Page 117 - Demo
P. 117
USHTRIME1 Përdorni tri pikat:para një fjale me ngarkesë emocionale, duke e vënë më shumë në dukje atë;në një citim nga libri i historisë, duke e dhënë fjalinë të paplotë; në një fjali ku të duket që ngurroni ta shfaqni deri në fund mendimin tuaj.2 Gjeni në libra të ndryshëm:dy-tre tregues skenikë të mbyllur në kllapa;tri pika të mbyllura në kllapa katrore për të treguar që botuesi ka hequr fjalë nga dokumenti i vjetër që ka cituar;një pikëpyetje ose pikëçuditje, që është përdorur për të shprehur mosbesim.3 Atje ku duhen, vendosini thonjëzat. Shpjegoni përdorimin e tyre.Kur kaloi pranë meje, më hodhi dorën në krah dhe më tha: Ki mendjen, Endri. Trimëria s’ka kuptim pa zgjuarsinë. Lidhja Shqiptare u krijua për të përballuar rrezikun e copëtimit, kur shqiptarët, siç thotë kënga popullore, lidhën besën si e kemi zakon, të vdesim ose të rrojmë.4 Shpjegoni përdorimin e kllapave.Petriti – Lamtumirë, kapedan! Të falem nderit! (U afrohet t’i përqafojë, po prapë e mban veten dhe largohet). Një ditë (dita s’mbahet mend, as muaji) një fshatar shiti demin për të blerë një maliher. Përdorimi i kompjuterëve (portativë), vitet e fundit është përhapur në mënyrë marramendëse.5 Formoni nga dy fjali për secilin rast, në të cilat të përdorni: dy pikat;pikëpresjen;thonjëzat;kllapat.Hulumtim: Kërkoni në gazeta e revista, në libra të ndryshëm dhe në internet: Si janë zbatuar rregullat e drejtshkrimit për tri pikat, thonjëzat dhe kllapat si shenja pikësimi? Hartoni një shkrim kritik (200-300 fjalë), duke e shoqëruar edhe me fotografi ilustruese. 115

