Page 118 - Demo
P. 118


                                    TË FOLURIT1Një nga mënyrat më të zakonshme për të organizuar një fjalim është organizimi në mënyrë kronologjike i çështjeve që do të trajtohen dhe në përshtatje me kohën në dispozicion. Sipas kësaj mënyre organizimi, duhet:të shpjegoni se çfarë ka ndodhur për herë të parë, pastaj për herën e dytë, të tretë e kështu me radhë;të përdorni kohën e duhur për secilën pjesë;të mos harroni të bëni ndalesa në fund të çdo seksioni, për të lajmëruar kalimin nga një ide në tjetrën. 2Një qasje e ngjashme me të parën është vendosja e fjalimit në një dimension kohor që të përfshijë “të kaluarën, të tashmen, të ardhmen”. Ndërsa qasja kronologjike mund të përdoret për të përshkruar një situatë që është krejtësisht në të kaluarën, ose plotësisht në të ardhmen. Në fjalën tuaj, mund ta përshkruani situatën siç ka qenë në të kaluarën. Pastaj mund të përshkruani situatën aktuale, siç është tani. Së fundi, mund t’i kërkoni audiencës që të mendojë për të ardhmen dhe rreth mënyrave se si mund të përmirësohet situata.MËNYRA PËR ORGANIZIMIN E NJË FJALIMINjë fjalim mbahet për të përcjellë ide dhe mendime në lidhje me një çështje të caktuar, për të cilën pjesëmarrësit janë të interesuar dhe folësi ka nevojë të shprehë mendimet e tij në lidhje me të. Për të realizuar një fjalim të mirë duhet të njihen disa mënyra për organizimin e tij. 116
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122