Page 119 - Demo
P. 119
3Një tjetër mënyrë për të përcjellë mesazhin tuaj përmes një fjalimi është arsyetimi logjik. Për ta bërë këtë duhet përdorur metoda “shkak-pasojë”. Shpjegoni shkakun e parë, duke dhënë detaje të mjaftueshme që të kuptohet nga audienca, pastaj përshkruani rezultatin. Një tjetër mënyrë e zakonshme është që të përdorni metodën e “problemit dhe zgjidhjes”. Përshkruani problemin, duke e orientuar drejt zgjidhjes që sugjeroni.4Organizimi i fjalimit tuaj mund të bëhet duke përdorur mënyrën e qasjes dhe të krahasimit. Përshkruani Situatën A (problem, shembull ose çështje çfarëdo) dhe tregoni se Situata B(problem, shembull ose çështje çfarëdo) është e ndryshme prej saj. Mund ta përshkruani të gjithë situatën A me hollësi, para se ta krahasoni me Situatën B. Një tjetër alternativë është që të shpjegoni një pikë lidhjeje mes Situatës A dhe Situatës B duke i krahasuar ato, pastaj të shpjegoni një pikë të dytë lidhjeje mes dy situatave e kështu me radhë. Duke i përqasur situatat, bëni edhe krahasimin midis tyre.5Një mënyrë tjetër për organizimin e fjalimit është metoda E veçantë - E përgjithshme - E veçantë, por ajo nuk mund të përdoret për çdo çështje. Sipas kësaj mënyre, mund ta filloni fjalimin me një histori të veçantë. Pas kësaj, mund të shpjegoni, në terma të përgjithshëm, se cili është mesazhi juaj. Kur të jeni drejt përfundimit, kujtojini audiencës shembullin e veçantë që përdorët në fillim (ose një shembull të ngjashëm) për të ruajtur mesazhin tuaj. 1 Si është organizuar fjalimi i Ismail Kadaresë? Duke organizuar në mënyrë kronologjike çështjet. Duke përfshirë «të kaluarën, të tashmen, të ardhmen». Duke përdorur logjikën. Duke përdorur qasjen dhe krahasimin. Duke përdorur metodën E veçantë-E përgjithshme-E veçantë.Argumentoni përgjigjen tuaj, duke konkretizuar me fragmente nga teksti i fjalimit.2 Zgjidhni një nga mënyrat e mësipërme dhe përgatitni një fjalim për një nga çështjet që ngre Kadareja në fjalimin e tij. Mbajeni fjalimin para klasës.3 Pasi të keni dëgjuar fjalimet e njëri-tjetrit, bëni komente duke shprehur mendimin tuaj rreth përmirësimeve që duhen bërë në pjesë të caktuara të fjalimeve që dëgjoni. Në fund, vlerësoni njëri-tjetrin. USHTRIME117

