Page 12 - Demo
P. 12


                                    1 Lexoni tekstet e mëposhtme dhe përcaktoni se cili prej tyre është tekst përshkrues. Çfarë përshkruhet në të?Kam nisur të shkruaj duke vizatuar, duke bërë karikatura. Përpara se të dija të lexoja apo të shkruaja, vizatoja në shkollë e në shtëpi. E bukura është se vetëm tani e kuptoj se kur isha në shkollë të mesme, kisha reputacion shkrimtari, ndonëse në fakt nuk kisha shkruar ende asgjë. Po të ishte për t’u shkruar ndonjë pamflet, apo ndonjë peticion, gjithmonë do të isha unë ai që do ta shkruante, sepse, siç dukej, unë isha “shkrimtari”. ...Në universitet, në Bogota fillova të bëj shokë e miq të rinj, të cilët më njohën me shkrimtarët bashkëkohorë. Një natë një shok më dha hua një libër me tregime të Franc Kafkës. U ktheva në pensionin ku qëndroja dhe nisa të lexoj “Metamorfozën”. Rreshti i parë gati sa s’më hodhi nga shtrati. U habita aq shumë. Rreshti i parë thoshte: “Kur një mëngjes Gregor Samsa u zgjua pas ëndrrash të trazuara, u gjend në krevat i shndërruar në një kandër të përbindshme. ” Kur e lexova atë rresht, thashë me vete se nuk e kisha ditur që dikujt i lejohej të shkruante gjëra të atilla. Po ta kisha ditur, do të kisha nisur të shkruaja shumë kohë më parë. Ndaj menjëherë nisa të shkruaj tregime. (Gabiel Garcia Marquez)Telefoni më i ri i kompanisë “Apple”, iPhone 7-a, ka një sërë risish dhe karakteristikash të lavdërueshme. Sa u takon formës dhe përmasave, iPhone 7-a ngjan shumë me iPhone 6-ën, përveç kamerës së pasme që është e veshur me të njëjtin alumin, si edhe pjesa tjetër e telefonit. Sa i takon peshës, modeli iPhone 7 peshon 9 gramë më shumë. Ky model është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe është i pajisur me një buton të ri në qendër, që në fakt nuk është një buton i mirëfilltë, por një sipërfaqe që të krijon ndjesinë e klikimit, sapo preket me mollëzën e gishtit. Iphone-i më i ri do të punojë 50% më shpejt se pararendësit e tij dhe do të mbajë 2 orë më gjatë bateri se telefonat e tjerë të “Apple-it”. Ekrani i Iphone 7-ës është 25% më i ndriçuar se versioni i mëparshëm. Kamera e tij e pasme ka sensorë 12-megapikselë, dhe lente 6-elementeshe që kryejnë stabilizimin optik të imazhit. Po ashtu, cilësia e kamerës së përparme është rritur me sensorë 7-megapikselë, gjë që u jep mundësi përdoruesve të bëjnë “selfie” shumë më cilësore. 2 Gjeni në tekstin përshkrues të mësipërm fjalët që sjellin perceptimin shqisor. 3 Gjeni në tekstin përshkrues të gjitha fjalët teknike.4 Cila është koha e foljeve që mbizotëron në secilin prej teksteve?5 Nënvizoni në secilin prej teksteve mbiemrat dhe ndajfoljet. Cili prej tyre ka më tepër fjalë që u përkasin këtyre klasave dhe si mund të shpjegohet kjo denduri?Shqipëria - Kopshti shkëmbor i Evropës JuglindoreGjeografikisht, Shqipëria shtrihet në pjesën juglindore të Evropës, e kufizuar ndërmjet Jugosllavisë e Greqisë, dy vendet e vetme me të cilat ka lidhje tokësore, duke u ndarë nga Italia prej detit “të paqetë” Adriatik, inquietus Hadria, siç e quan Horaci. Një pjesën më të ngushtë të atyre ujërave të stuhishme, e pikërisht në ngushticën e Otrantos, të dy vendet i ndan një largësi prej më pak se 75 kilometra. Italianët e Pulies shpesh e thërrasin Shqipërinë Altra Sponda, pra “Bregu Matanë”. Shqipëria u njoh si shtet i pavarur më 1913; deri në atë kohë ajo ishte krahu më perëndimor i Perandorisë Turke ose Osmane. Siç u vendos nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, vendi ka një sipërfaqe prej rreth 28 750 kilometrash katrore dhe, duke e matur nga veriu në jug, ka gjatësi 335 km, ndërsa nga perëndimi në lindje, në pjesën më të gjerë, arrin 150 km.INë kohët e lashta, Shqipëria quhej Iliri dhe deri në mesjetën e vonë, për të qenë më të përpiktë, deri në shekullin e njëmbëdhjetë ende njihej vetëm me atë emër. Pastaj të dy emrat, “Arbëria” dhe “Iliria”, u përdorën për disa qindra vjet deri nga fundi i shekullit të katërmbëdhjetë, kur emri “Arbëri” i zhvendosi përfundimisht emërtimet e vjetra. Është mjaft interesante që Shekspiri e vendos skenën e njërës nga komeditë e tij më të bukura, “Nata e dymbëdhjetë”, në Iliri, të cilën shumica e lexuesve nuk e dinë se është Shqipëria e sotme. Populli e quan vendin e tij Shqipëria.Nuk dihet gjë për kuptimin e emrit Iliria. Por Albania (Arbëria) është shpjeguar duke e lidhur me rrënjën alp, që ka kuptimin “vend malor”. Megjithatë, kjo është një etimologji popullore; sipas mendimit të studiuesve, në kohët e lashta një fis me emrin Albani historikisht i dha emrin gjithë vendit. Ky proces zgjerimi nuk është i panjohur edhe gjetkë: për shembull, krahina e Helasit në Thesali i dha emrin gjithë kombit grek; fisi i anglëve në Britani mbijetoi kundrejt emrave të fiseve të tjera dhe kuptimi i tij më në fund mbuloi gjithë Anglinë; emri i kantonit të vogël Shvie u shtri mbi gjithë krahinat helvetike dhe u bë emërtimi i përbashkët për Zvicrën. E keqja megjithatë është se Albanët nuk kanë luajtur ndonjë rol në histori dhe është e vështirë të kuptohet përse ata ia dolën të zëvendësonin një emërtim kaq të ngulitur, si Iliria. Emri “Shqipëria” besohet përgjithësisht se do të thotë Vendi i Shqiponjave (shqipe është emri shqiptar për shqiponjën); disa parapëlqejnë ta shpjegojnë kuptimin e emrit si Vendi i Shkëmbinjve (shkëmb në shqipen). Të dyja këto janë etimologji popullore ose folklorike dhe studiuesit i shohin me njëfarë mospërfilljeje USHTRIME10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16