Page 120 - Demo
P. 120


                                    SINTAKSËRrethanori i vendit Rrethanori i vendit është ajo gjymtyrë e dytë fjalie, që shpreh marrëdhënie hapësinore dhe tregon vendin e kryerjes së veprimit ose të shfaqjes së tiparit. Ai u përgjigjet pyetjeve: Ku...? Për ku...? Nga ku...? Deri ku...?KujtojmëKëtu ka shumë zhurmë. (ku? – këtu)Ky ujë buron nga malet. (nga ku ? – nga malet) RRETHANORI DHE LLOJET E TIJRrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë që tregon rrethanën e kryerjes së veprimit, si: vend, kohë, mënyrë, shkak, qëllim, sasi. Në varësi të rrethanës që tregojnë, ata grupohen në rrethanorë: vendi, kohe, mënyre, shkaku, qëllimidhe sasie. KujtojmëDolën të gjithënga salla. Nga ku...?pas një ore. Kur...?dy e nga dy. Si...?për shkak të lodhjes. Pse...?për të pushuar. Përse...?nga dy herë. Sa (herë)...?Si fjalë drejtuese e rrethanorëve mund të shërbejë një folje e shtjelluar ose e pashtjelluar, si dhe mbiemrat prejfoljorë (e prejardhur nga foljet). Marrëdhëniet që vendosen mes tyre janë marrëdhënie varësie rrethanore. Ndryshe nga kundrinori, rrethanori, zakonisht, nuk është gjymtyrë e domosdoshme e fjalisë, pasi mungesa e tij nuk e bën fjalinë të papranueshme. Vëreni fjalitë e mëposhtme dhe analizoni ndërtimin e tyre.Ata panë filmin në kinema.Ata panë në kinema...Ata panë filmin.Si e gjykoni mungesën e kundrinorit dhe të rrethanorit në dy fjalitë e mësipërme?118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124