Page 121 - Demo
P. 121
Rrethanori i vendit mund të shprehet me:ndajfolje Ku po shkon? Jashtë bën shumë ftohtë.grup emëror Kurrë nuk kam shkelur në ato zona, ndaj nuk mund të flas me siguri për traditat dhe zakonet e tyre.emër Maleve kishte rënë borë dhe rrugët për në qytetin verior ishin bllokuar.Si fjalë drejtuese e rrethanorit të vendit mund të shërbejë një:folje Për shumë kohë u mbyll në shtëpi. (ku u mbyll? – në shtëpi)formë foljore e pashtjelluar Bëri çmos për të mos u mbyllur në shtëpi. (për të mos u mbyllur ku? – në shtëpi)mbiemër prejfoljor I mbyllur në shtëpi, nuk takonte as shokë as miq. (i mbyllur ku? – në shtëpi).Rendi i rrethanorit të venditKur varet nga kallëzuesi, rrethanori i vendit mund të lëvizë i lirë në fjali, ndërsa në raste të tjera, qëndron gjithnjë pas fjalës drejtuese dhe mund të zhvendoset në fjali vetëm i lidhur pas kësaj fjale: Duhej guxim për të dalë matanë lumit. Për të dalë matanë lumit, duhej guxim. (Për të dalë ku?- matanë lumit)Rrethanori i kohësRrethanori i kohës është gjymtyrë e dytë e fjalisë dhe shpreh marrëdhënie kohore. Tregon kohën e kryerjes së veprimit. Mes tij dhe fjalës drejtuese vendosen lidhje varësie rrethanore.KujtojmëDallimi mes një rrethanori dhe një gjymtyre tjetër të fjalisë, ashtu si në të gjitha rastet e lidhjeve në fjali, nuk varet nga lloji i fjalës me të cilën shprehet, emër, mbiemër etj., por nga lloji i lidhjes që realizohet mes fjalës drejtuese dhe asaj të varur. Kështu, p.sh., fjala “natë” mund të shërbejë si:Kryefjalë: Nata ishte me hënë.Kundrinor: Ku e kaluat natën?Përcaktor: Zhurmat e natës mbërrinin njëherësh me errësirën.Rrethanor: Netëve bënte ftohtë.Emri “natë”, në katër fjalitë e mësipërme, kryen katër role të ndryshme sintaksore, në varësi të lidhjes që realizon me fjalën drejtuese. Në fjalinë e fundit, lidhja mes emrit dhe foljes “netëve bënte ftohtë” shpreh marrëdhënie rrethanore të kohës: kur bënte ftohtë? - netëve. Rrethanori i kohës mund të shprehet me një fjalë të vetme ose me një grup fjalësh. 119

