Page 122 - Demo
P. 122
Ai shprehet me një:ndajfolje Kur do të kthehesh?lokucion ndajfoljor Sot për sot e lëmë me kaq.grup emëror Nuk ishim parë më që prej vitit të shkuar.formë të pashtjelluar foljore Me të mbërritur, kërkoi të na takonte të gjithëve.Si fjalë drejtuese e rrethanorit të kohës, mund të shërbejë një:folje e shtjelluar U takuam në mëngjes. (kur? - në mëngjes)formë të pashtjelluar foljoreNuk e fillonte punën, pa pirë një kafe në mëngjes. (pa e pirë kur? - në mëngjes)mbiemër prejfoljor Iu rikthye vonë vargjeve të shkruara në rini. (të shkruara kur? - në rini) Rendi i rrethanorit të kohësAshtu si rrethanorët e tjerë, edhe rrethanori i kohës ka rend të lirë në fjali, sepse e ruan lidhjen me fjalën drejtuese, pavarësisht pozicionit që kanë në fjali. 1 Gjeni rrethanorët e vendit dhe fjalët e tyre drejtuese.Kur kaloja aty pari, në kopsht apo gjatë lumit, nuk shihja asnjë nga fytyrat që isha mësuar të hasja në një vend apo në një orë të caktuar. Rrugës mendoja se deri ku e deri kur do të sorollatem i vetmuar lagjeve të këtij qyteti. 2 Shkruani të gjitha variantet e një fjalie të krijuar nga ju, ku rrethanori i vendit të zhvendoset përkundrejt fjalës drejtuese.USHTRIMEKur rrethanori i kohës shprehet me një ndajfolje pyetëse në një fjali pyetëse, vendi i tij është në krye të fjalisë: Kur do të shkosh me pushime?Nëse rrethanori i kohës është i zgjeruar, me fjalë a grupe fjalësh, ai zhvendoset i tëri në fjali. Kjo shpjegohet me faktin që i gjithë grupi hyn në marrëdhënie rrethanore me foljen si një i tërë. Pas rënies së vlerës së monedhës, flitej për një krizë të gjatë ekonomike.Flitej për një krizë të gjatë, pas rënies së vlerës së monedhës.Sivjet do t’i kaloj pushimet me shoqërinë time.Do t’i kaloj pushimet me shoqërinë time sivjet.Pushimet, sivjet do t’i kaloj me shoqërinë time.120

