Page 123 - Demo
P. 123
3 Gjeni rrethanorët e kohës dhe fjalët e tyre drejtuese.Mos u nisni pa folur më parë me ne për çështjen që diskutuam dje. Atje, dielli perëndonte vonë, prandaj asnjë nuk ngutej për t’u kthyer në shtëpi. Me të perënduar dielli, bretkosat ia merrnin një kënge cingëritëse dhe zhurmëshumë.Që atë ditë, nuk e kishim parë më as në shkollë, as në lagje, as në palestër. Në ç’orë duhet të nisemi që të mbërrijmë në kohë në takim? Kur u kthyet? Njerëzia u mblodh tok, me të dëgjuar lajmin e papritur.4 Ç’funksion kryen fjala “vit” në fjali dhe nga ç’gjymtyrë varet ajo?Fjalia që përmban fjalën “vit” Funksioni i fjalës “vit” në fjaliGjymtyra prej së cilës varet fjala “vit”Nuk harrohet viti i parë i shkollës.Çdo vit përsëritej i njëjti avaz.Ai e përsëriti vitin dy herë.Ngjarjet e atij viti, i gjen në të gjitha kronikat e kohës.Këtë vit mund të udhëtoj pa prindërit.5 Ndërtoni një fjali me katër gjymtyrë të ndryshme dhe rishkruajeni atë sipas të gjitha varianteve të mundshme, duke ndryshuar rendin e gjymtyrëve.121

