Page 124 - Demo
P. 124
SINTAKSËRrethanori i shkakut Rrethanori i shkakut është ajo gjymtyrë e dytë fjalie që shpreh marrëdhënie shkakore. Ai tregon shkakun e përftimit të veprimit ose të tiparit. I përgjigjet pyetjes “pse?”.KujtojmëRRETHANORI I SHKAKUT DHE I QËLLIMITRrethanori i shkakut mund të varet nga një:folje: Zëri i dridhej prej emocioneve të shumta. mbiemër: I shkurajuar prej humbjeve të njëpasnjëshme, dha dorëheqjen.Rrethanori i shkakut shprehet me një:ndajfolje: Pse nuk e menduat mirë këtë punë?grup emëror: Gjendja e pacientit u përkeqësua për mungesë kujdesi.Formë foljore të pashtjelluar: Duke u sjellë kështu, do të mbetesh pa shokë.Rrethanori i shkakut mund të zhvendoset lirshëm në fjali, pasi e ruan lidhjen me fjalën drejtuese, pavarësisht pozicionit. Bëjnë përjashtim rastet kur kemi të bëjmë më fjali pyetëse të ndërtuara me ndajfolje rrethanore shkaku, si: Pse nuk flet? Nëse grupi i rrethanorit është i zgjeruar, zhvendoset i tëri në fjali.Rrethanori i qëllimitRrethanori i qëllimit është gjymtyrë e dytë fjalie dhe shpreh marrëdhënie qëllimore. Me anë të tij shprehet qëllimi i kryerjes së veprimit. KujtojmëSytë i ishin skuqur nga lodhja. Pse ishin skuqur? – nga lodhja.folje: Për të rimarrë veten, i duhej një pushim i gjatë.mbiemër foljor: Qendra e ndërtuar për strehim, po zgjerohej nga viti në vit.Udhëtuam pa pushim për të mbërritur në kohë. Si fjalë drejtuese e rrethanorit të qëllimit mund të shërbejë një:122

