Page 125 - Demo
P. 125
1 Gjeni rrethanorët e shkakut dhe fjalët e tyre drejtuese.Pasagjerët turfullonin për shkak të vonesës. Duronte nga halli. Prej mërzie, erdh e u mbyll në vetvete. Sytë i digjnin prej tymit të dendur. Nuk e kuptoj pse nuk flisni. E humbëm trenin për shkak të një vonese fare të vogël.2 Ndërtoni tri fjali ku fjala drejtuese e rrethanorit të shkakut të jetë:folje e shtjelluar folje e pashtjelluar mbiemër prejfoljor 3 Rishkruani fjalinë e mëposhtme duke ndryshuar rendin e rrethanorit të shkakut, aq herë sa është e mundur.Planeti ynë po vuan nga keqtrajtimi i vazhdueshëm i banorëve të vet.4 Dalloni rrethanorët e qëllimit nga rrethanorët e shkakut.Doli për të marrë pak ajër të pastër. U tërhoqën nga frika. Erdhën të gjithë për ta uruar. Duhet më shumë punë për të fituar garën. Lulet u thanë prej ngricave.Sa veta erdhën për ditëlindje? Pse nuk më njoftuat? Përse më shikon ashtu?5 Ndërtoni katër fjali ku fjalët e dhëna të shërbejnë si rrethanorë qëllimi. për të fituar, për përmirësimin e shëndetit, për mbrojtjen e ambientit, përse?6 Shkruani një letër të hapur drejtuar shokëve dhe shoqeve të klasës rreth përmirësimit të klimës bashkëpunuese në klasë. Përdorni rrethanorë shkaku dhe qëllimi, si dhe përcaktoni gjymtyrët prej të cilave varen ata.USHTRIMERrethanori i qëllimit shprehet me një:ndajfolje: Përse e shtyve udhëtimin?grup emëror: Për pastrimin e qytetit kërkohej ndërgjegjësimi i të gjithëve.formë të pashtjelluar foljore: Bëri gjithçka për të fituar.Rrethanori i qëllimit ka rend të lirë në fjali por, kur është i zgjeruar, zhvendoset i tërë grupi i fjalëve që varen prej tij.Lipsej një mal me shkresa për të marrë një leje qëndrimi.Për të marrë një leje qëndrimi, lipsej një mal me shkresa. 123

