Page 127 - Demo
P. 127


                                    1 Gjeni rrethanorët e mënyrës dhe fjalët e tyre drejtuese.Ata ecnin bri njëri-tjetrit, në heshtje. Gjenerali e ndjeu veten keq dhe të vetmuar. Duke ecur ngadalë, ata kishin mbërritur në sheshin e madh përpara Universitetit. Gjenerali vështronte bulevardin e madh që e ndante qytetin në dy pjesë.2 Në fjalitë e mëposhtme shtoni nga një rrethanor mënyre.Dera përplasej nga era Kishte rënë në një gjendje të përhumbur Atje frynte erë e fortë Ai përkthente çdo fjalë të tekstit Një i panjohur ia behu në derë 3 Dalloni rrethanorët e mënyrës nga ata të sasisë.Doli me nxitim në rrugët e zbrazura. Foli më shumë se unë në takimin që patëm. E lexova mësimin e ri të gjermanishtes disa herë. Për të qëndruar zgjuar deri vonë, duhet të flesh më shumë gjatë ditës. Disa herë i kisha dëgjuar këto porosi. Kjo poezi është e shkruar me shumë ndjenjë. Fliste pak dhe me zë të ulët. 4 Ndërtoni katër fjali ku fjalët e dhëna të shërbejnë si rrethanorë sasie. disa herë, sa, qindra vjet, dy kilogram 5 Zhvendosni rrethanorin e sasisë në të gjitha pozicionet e mundshme në fjali.Thuajse gjithë jetën kishte pritur për këtë ditë.6 Shkruani një koment të shkurtër rreth një problemi që ju shqetëson. Përdorni të gjitha llojet e rrethanorëve dhe gjeni fjalët e tyre drejtuese. USHTRIMERrethanori i sasisë mund të ketë rend të lirë në fjali: Ecëm një copë rruge pa folur me njëri-tjetrin.Një copë rruge, ecëm pa folur me njëri-tjetrin.Ecëm pa folur me njëri-tjetrin, një copë rruge.folje e shtjelluar: Ai ka punuar shumë vite në arsim.folje e pashtjelluar: Shprehu dëshirën për të qëndruar më gjatë.mbiemër: Ajo ishte shumë e emocionuar para shfaqjes.ndajfolje: E ndiente veten jashtëzakonisht mirë.Rrethanori i sasisë mund të shprehet me një:ndajfolje: Sa është ora?grup emëror: Ka nja ca muaj që nuk shihemi.Si fjalë drejtuese e rrethanorit të sasisë mund të shërbejë një:125
                                
   121   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131