Page 128 - Demo
P. 128


                                    TË SHKRUARITHapat e shkrimit të fjalimitPlanifikimi i shkrimitNë fazën e planifikimit të një fjalimi, duhet:të shkruani idetë kryesore që lidhen me temën; t’i renditni idetë në mënyrë që, kur të jeni duke shkruar, të lidhen me njëra-tjetrën;të bëni një skicë me shënime për fjalinë hapëse të fjalimit, qëllimin e tij, problemet që do të trajtoni dhe pritshmëritë në lidhje me të. Kjo do t’jua lehtësojë procesin e të shkruarit të fjalimit.Hartimi i shkrimitFjalimi juaj duhet të ketë hapjen (një fjali përshëndetëse), paragrafin hyrës ku do të parashtrohet situata (problemi, çështja etj.), shtjellimin e përmbajtjes ku do të shpalosen idetë tuaja kryesore dhe idetë mbështetëse, përfundimin (një fjali përmbledhëse, e cila përmban pritshmëritë dhe vizionin e qartë të asaj që do të arrihet).Shkruani sikur të jeni duke shpjeguar, duke thënë ose duke treguar diçka për dikë: A e keni marrë këtë lajm më parë? Sigurisht që ju e dini... E drejtë... Le të lëvizim së bashku... Unë isha duke thënë... Sa më thjeshtë dhe më qartë të lidhen mendimet dhe idetë, aq më i lehtë është kalimi nga një ide në tjetrën. Provoni që çdo kalim nga një ide në tjetrën ta bëni edhe me zë të lartë dhe të dëgjoni veten. Në fund shkruani mbylljen,duke mbajtur parasysh se ajo duhet të mbetet në mendjet e dëgjuesve edhe pasi fjalimi juaj të ketë mbaruar. Fjalimi mund të mbyllet me një thirrje për veprim me një përmbledhje të pikave kryesore, me një ose disa përfundime etj.Mbani parasysh se rreth 70% e kohës duhet shpenzuar për shtjellimin e përmbajtjes dhe 15% e saj për hyrjen dhe përfundimin. Rishikimi i shkrimitKontrolli i përmbajtjes nëpërmjet pyetjeve: A është respektuar një nga mënyrat e organizimit të një fjalimi? A janë të lidhura mirë idetë dhe mendimet? Kontrolli i formës nëpërmjet pyetjeve: A është përdorur stili i duhur gjuhësor? A ka gjatësinë e duhur? A ka përshtatshmëri mes emrit dhe mbiemrave, kryfjalëve dhe kallëzuesve? A janë zbatuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit? SI TË SHKRUAJMË NJË FJALIMFjalimi është një ligjëratë që mbahet në një takim të gjerë për të shpjeguar se si është ndërtuar apo se si funksionon diçka, për të bindur audiencën për një çështje të caktuar, për të hapur apo për të mbyllur një ceremoni etj.Nga fjalimi i Patrick Modiano-s për Çmimin Nobel të LetësisëDua vetëm t’ju them sa i lumtur ndihem këtu mes jush dhe sa i mallëngjyer jam nga nderi që më keni bërë duke më dhënë çmimin “Nobel” për letërsinë. Është hera e parë që duhet të mbaj një fjalim para kaq shumë njerëzve dhe ndiej njëfarë frike. Mund të mendohet se kjo është diçka e natyrshme dhe e lehtë për një shkrimtar. Por, në fakt, një shkrimtar – ose të paktën, një romancier – ka shpesh marrëdhënie të vështira me fjalën. Dhe nëse kujtojmë ndarjen që bëhet në shkollë midis rubrikave: “me shkrim” dhe “me gojë”, një romancier ka më tepër dhunti me shkrim se me gojë. Ai e ka për zakon të heshtë nëse dëshiron të përshkohet nga një atmosferë, ai duhet të shkrihet me turmën. Dëgjon bisedat pa rënë në sy, dhe nëse ndërhyn në këto të fundit, kjo ndodh për 126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132