Page 129 - Demo
P. 129


                                    1 Përgatitni një skedë me të dhëna që do t’ju shërbejnë për organizimin e një fjalimi.Tema e fjalimit Qëllimi i zgjedhjes së temësProblemi/et që do të trajtoniIdetë kryesore që lidhen me temënFjalia hapëseCila është audienca? Pritshmëritë Mënyra që do të përdorni për të hartuar fjalimin2 Shkruani një fjalim për zgjedhjet në senatin e shkollës. Ndiqni hapat e përshkruar më sipër. Mbajeni fjalimin para të tjerëve. Mbështetuni në frazat e mëposhtme:Si përfaqësues i Qeverisë së Nxënësve......do të punoj për të ngritur më lart vlerat dhe traditat e shkollës sonë për edukimin patriotik e atdhetar, edukimin qytetar, emancipimin shpirtëror, si dhe kulturimin e gjithanshëm....do të çoj përpara përvojën e Qeverisë së Nxënësve për zhvillimin dhe mbrojtjen e personalitetit, nxitjen e mendimit të lirë të nxënësit, si pjesëmarrës aktiv në shkollë....do të jem i palodhur për të përmbushur interesat dhe dëshirat e shokëve të mi, duke rritur shkallën e organizimit të veprimtarive kulturore, artistike, sportive.3 Vlerësoni fjalimet e njëri-tjetrit.USHTRIMEtë bërë disa pyetje të matura me qëllim për të kuptuar më mirë burrat dhe gratë që e rrethojnë. Fjala e tij është ngurruese, për shkak të zakonit të tij për të korrigjuar shkrimet. Sigurisht, pas shumë korrigjimesh, stili i tij duket i pastër. Por kur merr fjalën, ai nuk ka më mundësi të korrigjojë “ngurrimet” e tij. Përveç kësaj, unë i përkas një brezi ku fëmijët nuk lejoheshin të flisnin, me përjashtim të disa rasteve të rralla dhe me kusht që të kërkonin leje. Por askush nuk ua vinte veshin dhe shumë shpesh u ndërpritej fjala. Ja përse disa prej nesh kanë vështirësi në të shprehur, herë ngurrojnë, herë flasin shumë shpejt, a thua se kanë frikë mos i ndërpresin. Sigurisht, prej këtej vjen dëshira për të shkruar, që edhe mua, si shumë të tjerë, më ka kapluar në të dalë të fëmijërisë. Ju shpresoni që të rriturit t’iu lexojnë. Kështu, ata do të jenë të detyruar t’ju dëgjojnë pa ju ndërprerë dhe do të marrin vesh një herë e mirë gjithçka mbani brenda. Lajmi për këtë çmim m’u duk irreal dhe kisha nevojë të ngutshme të kuptoja përse më keni zgjedhur. Atë ditë, kurrë më parë nuk kisha kuptuar aq qartë se sa i verbër është një romancier karshi librave të tij dhe se lexuesit e tij dinë shumë më tepër se ai rreth asaj që ka shkruar. Një romancier nuk mund të jetë kurrë lexues i vetes, vetëm në rastet kur korrigjon në dorëshkrim gabimet e sintaksës, përsëritjet apo kur heq një paragraf të tepërt. Çdo ditë keni përshtypjen se jeni në rrugë të gabuar. Dhe në këtë moment është i madh tundimi për t’u kthyer mbrapsht dhe për të marrë një rrugë tjetër. Nuk duhet rënë pre e këtij tundimi, por duhet vazhduar rruga. Është pak si të jesh në timonin e një makine, në dimër, në një rrugë me akull, ku nuk duket asgjë. Ju nuk keni zgjidhje tjetër, nuk mund të ktheheni pas, duhet të vazhdoni t’i jepni para duke menduar se rruga do të përmirësohet dhe mjegulla do të shpërndahet. Afër fundit të një libri, ju duket sikur ai fillon të shkëputet nga ju dhe po merr tashmë frymë i lirë, ashtu si fëmijët në shkollë, ditën e fundit para pushimeve verore...Marrë nga gazeta “Le Monde”Përktheu: Blerta Hyska127
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133