Page 13 - Demo
P. 13


                                    TË LEXUARITShqipëria - Kopshti shkëmbor i Evropës JuglindoreGjeografikisht, Shqipëria shtrihet në pjesën juglindore të Evropës, e kufizuar ndërmjet Jugosllavisë e Greqisë, dy vendet e vetme me të cilat ka lidhje tokësore, duke u ndarë nga Italia prej detit “të paqetë” Adriatik, inquietus Hadria, siç e quan Horaci. Një pjesën më të ngushtë të atyre ujërave të stuhishme, e pikërisht në ngushticën e Otrantos, të dy vendet i ndan një largësi prej më pak se 75 kilometra. Italianët e Pulies shpesh e thërrasin Shqipërinë Altra Sponda, pra “Bregu Matanë”. Shqipëria u njoh si shtet i pavarur më 1913; deri në atë kohë ajo ishte krahu më perëndimor i Perandorisë Turke ose Osmane. Siç u vendos nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, vendi ka një sipërfaqe prej rreth 28 750 kilometrash katrore dhe, duke e matur nga veriu në jug, ka gjatësi 335 km, ndërsa nga perëndimi në lindje, në pjesën më të gjerë, arrin 150 km.INë kohët e lashta, Shqipëria quhej Iliri dhe deri në mesjetën e vonë, për të qenë më të përpiktë, deri në shekullin e njëmbëdhjetë ende njihej vetëm me atë emër. Pastaj të dy emrat, “Arbëria” dhe “Iliria”, u përdorën për disa qindra vjet deri nga fundi i shekullit të katërmbëdhjetë, kur emri “Arbëri” i zhvendosi përfundimisht emërtimet e vjetra. Është mjaft interesante që Shekspiri e vendos skenën e njërës nga komeditë e tij më të bukura, “Nata e dymbëdhjetë”, në Iliri, të cilën shumica e lexuesve nuk e dinë se është Shqipëria e sotme. Populli e quan vendin e tij Shqipëria.Nuk dihet gjë për kuptimin e emrit Iliria. Por Albania (Arbëria) është shpjeguar duke e lidhur me rrënjën alp, që ka kuptimin “vend malor”. Megjithatë, kjo është një etimologji popullore; sipas mendimit të studiuesve, në kohët e lashta një fis me emrin Albani historikisht i dha emrin gjithë vendit. Ky proces zgjerimi nuk është i panjohur edhe gjetkë: për shembull, krahina e Helasit në Thesali i dha emrin gjithë kombit grek; fisi i anglëve në Britani mbijetoi kundrejt emrave të fiseve të tjera dhe kuptimi i tij më në fund mbuloi gjithë Anglinë; emri i kantonit të vogël Shvie u shtri mbi gjithë krahinat helvetike dhe u bë emërtimi i përbashkët për Zvicrën. E keqja megjithatë është se Albanët nuk kanë luajtur ndonjë rol në histori dhe është e vështirë të kuptohet përse ata ia dolën të zëvendësonin një emërtim kaq të ngulitur, si Iliria. Emri “Shqipëria” besohet përgjithësisht se do të thotë Vendi i Shqiponjave (shqipe është emri shqiptar për shqiponjën); disa parapëlqejnë ta shpjegojnë kuptimin e emrit si Vendi i Shkëmbinjve (shkëmb në shqipen). Të dyja këto janë etimologji popullore ose folklorike dhe studiuesit i shohin me njëfarë mospërfilljeje ANALIZË: TEKST PËRSHKRUES I NJË VENDI BjellorusiUkrainëPoloniGjermaniDanimarkëIrlandëOqeani AtlantikDeti i NorvegjisëDeti i ZiBritani e MadheIslandëSpanjëFrancëBelgjikëHolandëLuksemburg RepublikëÇekeAustriSlloveniBosnjëHercegovinëLitenshtajnZvicërMontekarloAndorrëItaliSan MarinoVatikanMal i Zi ShqipëriKosovëMaqedoniGreqiMaltëQiproBullgariMoldaviSllovakiHungariRumaniSerbiKroaciPortugaliEstoniLituaniRusiLetoniFinlandëSuediNorvegjiD e t i M500 0 500 1000 km e s d h eD e t i A d r i a t i kDeti Jon11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17