Page 130 - Demo
P. 130


                                    LEKSIKOLOGJIHOMONIMETPra, homonimet janë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por nuk kanë kuptim të njëjtë. Arsyeja kryesore e lindjes së homonimeve është pёr shkak tё ndryshimeve qё kanё ndodhur nё gjuhё gjatё zhvillimit tё saj historik. Kёshtu, fjalё qё dikur kanё qenё tё ndryshme, me kohё janё pёrputhur nga tingёllimi, por nga pёrmbajtja leksikore kanё mbetur pёrsёri tё ndryshme. Homonimet në gjuhën shqipe lidhen me klasat leksikogramatikore të emrave, foljeve dhe mbiemrave.Sipas shkallës së përputhjes, homonimet ndahen në dy grupe: në homonime të plota dhenë homonime të pjesshme. Homonimet e plota janë fjalë me përmbajtje leksikore krejt të ndryshme, por që tingëllojnë njësoj. Ato:  i përkasin së njëjtës kategori leksiko-gramatikore (emra, folje) : akrep (insekt) - akrep (i orës); verë (pije) - verë (stinë); bar (kafe) - bar (barishte) - bar (ilaç); problem (matematike) - problem (çështje për t’u zgjidhur); pjek (takoj) - pjek (bukën) - pjek (mendimin) etj.; përputhen në të gjitha format e lakimit apo të zgjedhimit të tyre : shapkë (kapelë burrash/pantofla/shpend uji) - shapkë, shapka, shapkës, shapkat.Homonimet janë fjalë me formë të njëjtë dhe me kuptime të ndryshme.Kujtojmë Homonimet e pjesshme janë fjalë që përputhen pjesёrisht ndёrmjet tyre. Ato shpesh u përkasin kategorive tё ndryshme leksiko-gramatikore (emёr-folje, emёr-mbiemёr): kyç (emёr) - kyç (folje), lakuriq (mbiemёr) - lakuriq (emёr) etj. Kёto fjalё pёrputhen nё trajta tё veçanta tё fjalёve (p.sh.: trajta e emrit vesh-i përputhet me trajtёn e foljes vesh (koha e tashme, numri njёjёs, veta e parё, veta e dytё dhe veta e tretё). Në këto fjalë, përputhja është e pjesshme dhe e rastit. Në këtë grup bëjnë pjesë homoformat, homografet dhe homofonet.128
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134