Page 131 - Demo
P. 131
Homoformat janë më të shpeshta në gjuhën shqipe. Ato përfaqësojnë përputhjet e formave të veçanta të fjalëve: trajta fjalësh të ndryshme që përputhen vetëm fonetikisht, ose fjalë që përputhen vetëm në një trajtë: trajta e foljes kam nё kohёn e kryer tё thjeshtё (pata) dhe emri pata; trajta e foljes çaj nё kohёn e tashme, veta e parё, e dytё, e tretё, numri njёjёs dhe emri çaj; trajta e foljes bredh nё kohёn e tashme, veta e parё, e dytё, e tretё njёjёs dhe emri bredh etj.Folje Emër Folje Emërbredh bredh (dru halor) pata pata (shpend)hap hap (i shpejtë) qepa qepa (zarzavate)çaj çaj (mali) (rrobat) qepen qepen (kapak)fik fik (frutë) vesh vesh-i (i njeriut)ka ka-u zë zë-riHomoforma krijojnë edhe trajtat përfaqësuese të mbiemrave dhe emrave që kanë dalë prej tyre. Disa nga këto raste jepen në tabelën e mëposhtme.Mbiemër Emëri ri i ri-uplak plak-ui/e verdhë e verdhae drejtë e drejt(ë)-a Homografet janë fjalë ose trajta fonetikisht të njëjta, por që dallohen nga theksi i ndryshëm: ari (kafshë) - ari (metal); pusi (gropë e thellë me ujë) - pusi (pritë); fole (zogu) - fole (folja flas në të kryerën e thjeshtë, veta II, numri njëjës) etj. Janë homografe edhe emrat që lidhin vendin me profesionin: argjendar/i, drejtor/i, bletar/i, ministër/i, punëtor/i etj. Homofonet janë fjalë që përputhen vetëm në shqiptim, por që shkruhen ndryshe: krim - krimbi; lak - lag etj. Homonimet formojnё familje tё ndryshme fjalёsh tё prejardhura dhe tё pёrbёra: pёrhap hapshpejtё hap (folje) hapje hap (emёr) hapshkurtër i hapurNë letërsinë shqipe, homonimia vihet re jo në shumë krijime. Kështu, nga folklori mund të përmendim një gjëegjëzë për breshkën (Kudo vete, shtëpinë me vete), si dhe ndonjë lojë fjalësh (Pashë një pashë me një mjekër shtatë pashë të gjatë). Homonimia haset, ndonëse jo shpesh, edhe në vargje poetike:…tekdo që vetethotë me veteÇajupi, “Dhelpra dhe një shtat”…ku shfren me kob e ligaku ndeshet komb i ngritur krejtL. Poradeci, “Mbi ta”Homonimia është e parapëlqyer në gazetari për shkak të surprizës që krijon në titull: ”Plan masash pa u këshilluar me masat”, “Erdhi ora e orës së madhe”, “Faqe të shkruara sa për sy e faqe” etj.129

