Page 139 - Demo
P. 139
Vërtetohet se znj. K. S. është pedagoge pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës.Libri “Çeta e profetëve”(1685) i Pjetër Bogdanit, është vepra e parë origjinale e prozës sonë, e ndarë në dy shtylla për çdo faqe, shqip e latinisht. Merita e Bogdanit është se ai gjeti te gjuha letrare aftësinë për të shprehur a shënuar me terma shqip koncepte të vështira shkencore të fushave: gjeografi, fizikë, astronomi etj. E thënë ndryshe, vepra e tij tregoi se shqipja e atëhershme ishte e aftë t’i shënonte e t’i shprehte këto koncepte, prandaj ndonjë studiues i historisë së gjuhës së shkruar shqipe ka pohuar se me Bogdanin hidhen edhe bazat e para të gjuhës letrare shqipe.(M. Samara)2 Cili lloj teksti përbën sipas mendimit tuaj tekst informues-paraqitës? Libri i historisë. Kartela e librave të tërhequr nga biblioteka kombëtare. Një fletëpalosje. Një udhëpërshkrim. Abstrakti (përmbledhja) i një kumtese shkencore.3 Gjeni në gazetë shkrime me natyrë informuese-paraqitëse nga rubrika e ekonomisë dhe tregoni si përdoren grafikët dhe evidencat.4 Në tekstin shkollor të fizikës, biologjisë ose informatikës, analizoni gjuhën e përdorur (duke u përqendruar te fjalitë, kohët e foljeve, fjalët teknike, termat) dhe strukturën sipas së cilës është dhënë informacioni në tekst.lloji i fjalive kohët e foljeve fjalët teknike termat struktura e tekstit përfundime 137

