Page 14 - Demo
P. 14
argëtuese. Për ta, Shqipëria vjen nga fjala shqipe “shqipoj”, e cila mendohet se do të thotë kuptoj. Shqipëria atëherë do të thotë diçka si Kuptonjëria, vendi ku ata e kuptojnë njëri-tjetrin, një etimologji kjo që për një njeri të zakonshëm duket sikur e tepron ca. [...]Sidoqoftë, edhe nëse etimologjitë popullore nuk merren seriozisht nga pikëpamja filologjike, janë interesante si pikënisje për opinionet dhe nganjëherë edhe për paragjykimet. Në Shqipëri, besimi se Shqipëria do të thotë Vendi i Shqiponjave është kaq i rrënjosur, saqë ka përftuar një besëtytni të çuditshme kundër vrasjes së shqiponjave, të cilat në sytë e popullit janë po aq të shenjta sa edhe ujkonja për romakët e lashtë. [...]IIShqipëria rrethohet nga tri anët prej vargmalesh pothuaj të pakapërcyeshme, që kanë ngritur një lloj muri të ndërtuar nga natyra për ta mbajtur vendin në një gjendje izolimi, i cili ka ndikim të dëmshëm për zhvillimin e tregtisë dhe të shkëmbimeve shoqërore, por, nga ana tjetër, ua ka bërë më të lehtë shqiptarëve të ruajnë gjuhën e tyre, zakonet dhe veçantinë e tyre të habitshme. Izolimi i Shqipërisë në të kaluarën ka qenë aq i plotë, sa në shekullin e tetëmbëdhjetë historiani i shquar anglez Eduard Giboni ka shkruar se Shqipëria ishte “një vend që duket nga Italia e që është më pak i njohur se brendësia e Amerikës”, kurse një shkrimtar i kohëve tona e ka quajtur Shqipërinë “Tibeti i Evropës”. [...]Rruga më e lehtë për të shkuar në Shqipëri me det është nga porti italian i Barit. Anija e ngeshme italiane niset vonë në mbrëmje dhe arrin në portin e Durrësit herët, kur:Agimi lind, me të po çohen brigjetE Shqipërisë së rreptë, shkëmb i Sulit,Dhe larg të Pindit çuka mjegullveshurTë lara përrenjsh të bardhë si dëbora,Me ngjyra mashkullore e kuqërreme,Dhe ndërsa retë nisin të shpërndahen,Spikasin tbanat e malësorëve,Këtu bredh ujku, shqipja sqepin mpreh,Zogj, bisha, njerëz t’egër zënë e dukenStuhitë rrotull tundin motin që mbaron.Po i citoj këto vargje të bukura e të fryra nga “Çajld Haroldi”, sepse ato tërheqin me forcë vëmendjen te malet e Shqipërisë, shumica e të cilave janë mbi dy mijë ose dy mijë e pesëqind metra të larta. Madhështia e tyre i ka bërë kaq përshtypje të madhe natyralistit romak, Plinit Plak, sa diku në shkrimet e tij ai thotë për to: “Ato janë të harkuara si një teatër”, ndërsa në ditët tona madhështia e tyre rripa-rripa i ka dhënë Shqipërisë përcaktimin e goditur “Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”.Qoftë i lartë, qoftë i ulët, një mal shqiptar është unik me profilin e prerë pastër dhe ngritjen e thiktë përpjetë mbi tokë. Të lind përshtypja sikur je përballë monumenteve kolosale, të ndërtuara nga vetë natyra. Rreth njëqind vjet më parë, peizazhisti anglez Eduard Lir vizitoi Shqipërinë dhe ja si na e ka përshkruar malin e Tomorit, malin më të lartë të vendit: Studiuesit kanë mendime të ndryshme. Mbizotëron mendimi që fjalën shqip, shqiptoj, shqipe e lidh me të shprehurit qartë, në mënyrë të kuptueshme. 12

