Page 140 - Demo
P. 140
MORFOLOGJINga ana sintaksore, parafjalët ndahen sipas rasave. Si rregull, njё parafjalё pёrdoret vetёm me njё rasё tё caktuar. Bёjnё pёrjashtim parafjalёt ndaj dhe pёr qё pёrdoren me dy rasa.KLASIFIKIMI I PARAFJALËVE SIPAS RASAVEParafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie varësie mes fjalëve që lidhen me anë të saj.Kujtojmë Lexoni tekstin dhe nënvizoni parafjalët. Çfarë kujtoni për to?At vit ranё aq shira, sa s’mbahen mend ndonjёherё. Filluan qё nё janar dhe s’pushuan gjer nё fillim tё qershorit. Kjo mё kujtohet, pasi ka qenё koha kur kam shkruar mё shumё tregime dhe artikuj se çdo herё tjetёr, ngaqё nuk dilja nga dhoma pёr t’u marrё me zbavitje tё kota. Prandaj njё pjesё e mirё e romaneve dhe tregimeve tё kolegёve tё mi, qё u botuan gjatё atij viti, kishin faqe tё tёra me peizazhe me shi dhe erёra. Atё kohё jetoja nё njё qytet tё vogёl se kisha marrё njё leje tё gjatё krijuese pёr tё shkruar njё libёr me tregime. Kisha zёnё njё dhomё nё hotel dhe çdo ditё deri natёn vonё, shkruaja; kur mёrzitesha lexoja lloj-lloj librash qё kisha marrё me vete. Drekёn dhe darkёn i haja nё restorant, nё katin e parё tё hotelit, kurse mёngjesin zakonisht nё dhomё. Tё gjithё banorёt e qytetit mё njihnin, kurse me njerёzit qё shёrbenin nё hotel e nё restorant isha bёrё si i shtёpisё. Por nuk e kam fjalёn pёr shirat e shumta qё ranё atё vit. Desha tё tregoj pёr disa ngjarje tё çuditshme qё ndodhёn me mua nё atё kohё. Nё restorant kisha tryezёn time, ku nuk ulej asnjeri tjetёr. Kamerierja qё shёrbente ishte njё vajzё e re me sy tё kaltёr tё bukur dhe me njё gёrshet tё gjatё, si ai i heroinave tё kёngёve tё folklorit. Sa vija unё, ajo vraponte nё kuzhinё dhe porosiste gjellёt qё mё pёlqenin… Tёrё mёngjesin u solla nёpёr qytet duke menduar pёr ata dy sy te xhami i derёs sё ballkonit dhe pёr gёrshetin e gjatё. Zbrita edhe poshtё nё lumin e vogёl tё turbulluar nga shirat, qё vraponte mes barёrave tё gjatё dhe shelgjeve tё shumtё. U ula njё copё herё mbi njё gur tё murrmё, duke soditur ujin e turbullt dhe brigjet e gjelbra pranё hotelit…Nё atё kohё, pas shpinёs sime ndjeva hapa tё lehtё. Ishte Zana. Ajo kishte njё fjongo tё kaltёr nё flokё. Pёrparёsja e bardhё i shkonte mё shumё se çdo herё tjetёr…fragment nga “Trëndafili në gotë”, D. Agolli138

