Page 141 - Demo
P. 141
Parafjala ndaj pёrdoret zakonisht me emёr apo pёremёr nё rasёn rrjedhore: Romantizmi i tij do të përcaktohej më qartë nëse vepra do të përqasej me ata autorë qëpatёn të njëjtin qëndrim ndaj poezisë popullore. Nuk ka mё asnjё kuptim tё mos e shprehim botёrisht vlerёsimin tonё ndaj jush.Me rasёn kallёzore, pёrdoret zakonisht me emra tё nyjshёm tё gjinisё asnjёanёse: Mbёrritёn nё qytet ndaj tё gdhirё dhe nuk takuan dot asnjё. Parafjala pёr zakonisht pёrdoret me rasёn kallёzore: Ishte nga ato net qё do tё mbahej mend gjatё pёr emocionin qё dhuroi.Me rasёn rrjedhore parafjala pёr pёrdoret vetёm me njё numёr tё kufizuar emrash qё emёrtojnё gjymtyrё ose pjesё trupi tё frymorёve: E kishte zёnё pёr krahu dhe nuk e lёshonte, edhe pse njerёzit kishin filluar tё mbushnin sallёn. Parafjalё tё rasёs emёrore janё: nga, tek (te). Parafjala te pёrdoret pёrpara emrave dhe pёremrave qё fillojnё me bashkёtingёllore: te shkolla, te ne. Parafjala tek pёrdoret pёrpara emrave dhe pёremrave qё fillojnё me zanore: tek universiteti, tek unё.Parafjalё tё rasёs gjinore janё lokucionet parafjalore: me anё, me anёn, nё drejtim, nё saje, pёr shkak etj.Emri nё rasёn dhanore nuk ka parafjalё. Parafjalё tё rasёs kallёzore, e cila ёshtё edhe rasa qё ka mё shumё parafjalё, janё: me, nё, pa, pёr, mbi, pёrmbi, nёn, nёpёr, mё etj.Parafjalё tё rasёs rrjedhore janё: parafjalёt e parme : prej, ndaj, pёr; parafjalёt me prejardhje emёrore : anё, majё, buzё; parafjalët me prejardhje ndajfoljore : afёr, krahas, larg; parafjalёt e pёrngjitura , si: pёrveç, sipas etj.Fjalët afër, para, prapa, poshtë, sipër etj., mund të dalin edhe si ndajfolje, dhe si parafjalё.Kujdes!afërndajfolje Gjithçka ndodhi papritur, kur ai erdhi afёr.parafjalëAfёr fshatit duken kreshtat e Malit të Thatë, damarët e bardhë të shkëmbinjve, xhadeja e Korçës.Fjalët buzё, anё, majё etj., mund tё pёrdoren edhe si emra edhe si parafjalё.buzëemër I mbeti buzёqeshja nё buzё dhe nuk po e merrte dot veten.parafjalëU ulёn buzё detit dhe vetёm atёherё e kuptuan sa kohё kishte kaluar nga hera e fundit qё kishin qenё aty. 139

